Përbërësit për tavë me diametër 24cm:
200g miell 180g sheqer  2 vezë + 1 verdhë  140g gjalpë i butë ose 120ml vaj luledielli një majë thike kripë  lëkura e grirë e një limoni bio  10g sodë për ëmbëlsira  350g qershi pa bërthamë
Për të zbukuruar kekun (sipas dëshirës):
10 kokrra qershi me bisht  lëngu i gjysmë kokrre limoni  1 lugë sheqer
Përgatitja: ndezim furrën në temperaturën 180°C.
1.Heqim bërthamat e qershive dhe i lëmë mënjanë.
2.Në një tas hedhim miellin dhe sodën me sitë, sheqerin, kripën, vezët të përziera më parë me pirun dhe në fund, gjalpin e butë, të prerë në kubikë. I përziejmë së bashku me rrahësin elektrik për dy minuta.
3.Lyejmë tavën me gjalpë dhe miell. Hedhim brumin, sipër vendosim qershitë, të gjithë sipërfaqen e spërkatim me pak sheqer (mjaftojnë 2 lugë). E pjekim në furrë për 45 minuta ose derisa të shohim që kruajtësja e dhëmbëve del e pastër kur bëjmë provën. Zbukurimi: në një tenxhere të vogël vëmë qershitë, të cilave u presim pak bishtat. Shtojmë lëngun e limonit dhe sheqerin. I lëmë të ziejnë për 2-3 minuta. Fikim zjarrin dhe qershitë i vendosim sipër kekut pasi të jetë ftohur. Living.