Sport

⚽️ Këto janë 3 skuadrat e vetme te cilat e kanë mposhtur Realin në finale të Ligës së Kampionëve (VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus 14:21 | 22 May 2017

Real Madrid është 11 herë fitues i Ligës së Kampionëve.

Skuadra nga Madrid këtë vit për herë të 15 në historinë e saj është kualifikuar në finale të garës më prestigjioze për klube shkruan Gazeta Blic.

E janë vetëm 3 skuadra të cilat e kanë mposhtur Real Madridin në finalen e madhe.. Liverpool nga Anglia, Inter nga Italia dhe skuadra e Benfica nga Portugalia.

-Advertisement-

Finalen e parë Real Madrid e humbi me 2 maj, të 1962 në Amstardam përballë Benficas, e cila fitoj me rezultat 5-3, te tri golat për Real Madrid
në kohë i kishte shënuar Puskas.

Finalen e dytë që klubi mbretëror e humbi ishte dy vite pasi që e humbi të parën përballë Benficas, kësaj radhe ishte skuadra italiane Interi ajo e cila
ia shkaktoi humbjen Realit, shkraun Gazeta Blic.

Interi e kishte mposhtur Realin me rezultat 3-1 në stadiumin e Vinës në Austri.

Dhe finalen e fundit që skuadra nga Spanja e humbi ishte ajo kundër gjigantit anglez Liverpool, skuadra me fanellat e  kuqe arriti të mposhtë Realin 1-0 me golin E Alan Kennedy në minutën e 81. Kjo finale ishte zhvilluar në Parc des Princes, në Paris./Gazetablic.com

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera