Filloi fushata e spërkatjes së zonave endemike në Malishevë
Autori: Gazeta inFokus
11:17 | 22 May 2017
Sot, në Komunën e Malishevës, përkatësisht në fshatin Senik ka filluar realizimi i fushatës për dezinsektimin e zonave endemike, kundër rriqrave, si masë parandaluese në kuadër të zbatimit të strategjisë nacionale, për luftimin dhe parandalimin e etheve hemorragjike krime kongo (EHKK). Fushatën e spërkatjes së zonave endemike, e ka parë nga afër edhe shtabi komunal, për luftimin dhe parandalimin e EHKK.
Këtë fushatë, e kanë parë nga afër sot, anëtarët e shtabit komunal, nënkryetari i komunës, Rexhep Mazreku, drejtori i shëndetësisë, Hajdin Berisha, ai për mbrojtje dhe shpëtim, Sejdi Paçarizi dhe drejtori i bujqësisë, Murat Hoxha. Me këtë rast, nënkryetari Mazreku, ka kërkuar që qytetarët të jenë bashkëpunues gjatë kësaj fushate, pasi qëllimi i Komunës së Malishevës dhe të gjitha organeve tjera, është parandalimi i infektimit me virusin e etheve hemorragjike. “Falë këtij angazhimi të vazhdueshëm, tri vite i kemi kaluar pa raste të vdekjeve nga ky virus, prandaj, kërkoj që të jeni bashkëpunues dhe ti ndihmoni organet përgjegjëse, në mënyrë që këto fushata, përmes së cilave po e luftojmë këtë sëmundje, të kenë sukses sikur tri vitet e kaluara dhe të mos kemi më raste të vdekjeve”, tha Mazreku, i cili edhe ju dha mbështetje të gjithë atyre që janë të angazhuar në këto fushata.
Drejtori për shëndetësi, Hajdin Berisha, tha se situata është nën kontroll dhe pavarësisht rasteve të thumbimeve, nuk kemi raste të infektuara me virusin e EHKK. “Edhe rastet e thumbimeve janë më të pakta këtë vit, së paku deri në këtë periudhë, ndërsa komuna është e përkushtuar në luftimin dhe parandalimin e EHKK. Edhe kjo fushatë e dezinsektimit kundër rriqrave, financohet nga buxheti komunal i Malishevës, që tregon më së miri përkushtimin tonë, në mbrojtjen e jetës së njerëzve”, tha mes tjerash drejtori Berisha.
Vlen të theksohet se në Komunën e Malishevës, që nga pas lufta, kanë vdekur 18 persona si pasojë e infektimit me virusin e EHKK, ndërsa në tri vitet e fundit, nuk kemi asnjë rast të infektuar.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...






























