Dy të sëmurë rëndë nga ethet e minjve në QKUK
Autori: Gazeta inFokus 13:38 | 21 May 2017
Gjatë këtij viti në Kosovë, nga pickimi i rriqrave, ndihmë mjekësore kanë kërkuar 67 persona.
Ndërkaq, dy persona janë në gjendje mjaftë të rëndë shëndetësore nga ethet e minjve. Ata aktualisht janë të shtrirë në Klinikën infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Këtë e konfirmon infektologu Sali Ahmeti, sipas të cilit, sivjet me gjithë rastet e evidentuara si të dyshuara, nuk mund të konstatohet se deri në këtë fazë, ka sëmundje të etheve hemorragjike – krime kongo.
“Sa u përket etheve hemorragjike, krime kongo, kemi raste të pickimeve, ku vetëm në Klinikën infektive janë paraqitur 67 raste, me dyshime eventuale klinike dhe disa janë hospitalizuar, por nuk ka sëmundje të konfirmuar për këtë vit”.
“Këtë vit kemi pasur tri raste me ethe të minjve, dy prej tyre janë të hospitalizuar dhe janë në gjendje mjaft të rëndë. Janë duke marrë trajtim intensiv”, bën të ditur Ahmeti.
Edhe nga kafshimi i gjarpërinjve këtë vit është hospitalizuar një person.
Kafshimi nga gjarpri, sipas infektologëve, mund të kalojë në sëmundje serioze.
Vitin e kaluar në Kosovë nga kafshimi i gjarpërinjve, ndihmë mjekësore kanë kërkuar 21 persona.
Infektologu Sali Ahmeti thotë se nga muaji prill, fillojnë të paraqiten raste të kafshimit të njerëzve nga gjarpërinjtë.
“Sa i përket kafshimeve nga gjarpinjtë, këtë muaj është kafshuar një fëmijë nga Komuna e Malishevës dhe është duke u trajtuar në Klinikën infektive në QKUK. Muajt prill dhe maj paraqesin sezonin e kafshimit nga gjarpinjtë, por nuk kemi raste të vdekjeve”, shpjegon Ahmeti.
Në Ministrinë e Shëndetësisë thonë se tashmë ekziston Këshilli Nacional për ethet hemorragjike dhe ethet e minjve, ku ka dhe një plan me të cilin parashihet se çka do të punohet për çdo vit, në mënyrë që të parandalohenkëto sëmundje.
Valbon Krasniqi, këshilltar politik i ministrit në largim të Shëndetësisë, Imet Rrahmani, thotë për Radion Evropa e Lirë se në tri vitet e fundit nuk ka pasur asnjë vdekje nga ethet hemorragjike krime kongo që i shkaktojnë rriqrat, e as nga ethet e minjve.
“Në vendet endemike kanë filluar aktivitetet dhe po bëhet dezinsektimi i stallave. Me vite të tëra janë ndërmarrë masa të tilla. Si rezultat, tri vitet e fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes nga këto ethe”, thotë Krasniqi, duke shtuar se:
“Klinika infektive është e furnizuar me terapi për raste të tilla të prekura. Është me rëndësi që Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, ka kapacitete diagnostikuese të shpejta për identifikimin e etheve”.
Ndryshe, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, nëpërmjet Ministrisë së Shëndetësisë, bashkë me grupin ndërministror, ku hyn edhe Ministria e Bujqësisë, Agjencia e Veterinës dhe Ushqimit, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria e Mjedisit, ka disa vite që po zbatojnë planin operacional për parandalimin e sëmundjes së etheve hemorragjike.
Nga ethet hemorragjike, vetëm gjatë vitit 2013, kanë vdekur 11 persona, ndërkohë që shifrat tregojnë se të pickuar nga rriqrat, ishin 5,200 persona. /REL
Të tjera
-
KFOR-i publikon imazhe të ushtarëve duke patrulluar në Istog
Ushtarët e KFOR-it kanë ka zhvilluar një sërë aktivitetesh patrullimi dhe vëz...
-
Kritika e Besnik Tahirit: Deputetëve iu dhanë 41 orë për me e trajtu një document 738 faqësh
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së, Besnik Tahiri, e ka cilësuar si “supers...
-
Raportimet se Prokuroria po heton tenderët sekret, Bajrami: 273 kanë përfunduar te ‘dostat’ – me negociata në katër sy
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka re...
-
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka zhvilluar bisedime me presidentin e zgjedhur a...
-
Shpaloset potreti dhe pllaka përkujtimore e Xhemail Mustafës në selinë e LDK-së
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në 24-vjetorin e vrasjes së Xhemail Musta...
-
Shefja e USAID për raportet me Qeverinë Kurti: Çdo partneritet ka ngritjet e uljet e veta, partneriteti ynë me popullin e Kosovës i palëkundur
Erin Elizabeth McKee, ndihmësadministratore në Byronë për Evropë dhe Euroazi ...
-
McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën
Marrëdhëniet e SHBA-së me Kosovën nuk janë lëkundur gjatë administratave të n...
-
Aksion i madh në Prizren: Arrestohen 19 persona të cilët dyshohet se organizuan lojëra të fatit
Janë arrestuar 19 persona në Prizren, të dyshuar për organizim të skemave pir...
-
Të paktën 5 të vrarë nga sulmet izraelite në jug të Libanit dhe Bejrut
Forcat izraelite sulmuan Libanin jugor dhe zonat në periferi të Bejrutit të p...
-
Dy vite burgim ndaj të akuzuarit se shkaktoi aksidentin ku pas disa ditësh vdiq 23-vjeçari
Eraj Temaj është dënuar me dy vite burgim pasi është shpallur fajtor për aksi...
-
Nju Jork, një shqiptaro-amerikan akuzohet për mbështetje të Shtetit Islamik
Autoritet amerikane njoftuan të premten arrestimin në Nju Jork të shqiptaro-a...
-
Dyshohet se e ngacmoi sẹksualisht një të mitur, arrestohet një burrë në Vushtrri
Një burrë në Vushtrri është arrestuar dje meqë dyshohet se kishte ngacmuar se...