Lajme

Veseli: Të rinjtë e Kosovës, fantastikë në inovacion

Autori: Gazeta inFokus 18:08 | 20 May 2017

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka përshëndetur suksesin e shkencëtarëve nga Kosova “Heliox” duke thënë se urgjentisht duhet ndarë fonde për teknologji dhe inovacion.

“Shkencëtarët e rinj nga Kosova, “Heliox”, nga më shumë se 200 shtete dhe 25,000 garues, me sfidën e tyre të quajtur “You are my Sunshine”, projekt ky i dalë nga Qendra e Inovacionit të Kosovës (ICK), kanë hyrë në TOP 3 projektet favorite nga mbarë bota për çmimin “People’s Choice” të NASA Space Apps.

Grupi “Heliox” është nominuar edhe për vlerësim të drejtpërdrejtë nga juria e NASA-s.

-Advertisement-

Projekti i të rinjve kosovarë ka për qëllim që t’i ndihmojë njerëzit që të kuptohet energjia solare dhe krijimi i një mjeti kontrollues të energjisë solare.

E përsëris, urgjentisht duhet ndarë fonde për teknologji dhe inovacion.

Ju falënderoj përzemërsisht të gjithëve për votën tuaj për shkencëtarët tanë të rinj në faqen e mëposhtme” (sic.), ka shkruar Veseli në profilin e tij në Facebook. /Telegrafi/

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy