Kosovarët nuk po i bashkohen më ISIS-it (VIDEO)
Autori: Gazeta inFokus
15:34 | 20 May 2017
Dikur thuhej që Kosova ishte vendi i cili po prodhonte terroristë që i bashkoheshin organizatave terroriste ISIS dhe Al –Nusra në Siri dhe Irak. Mirëpo, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni ka thënë për Ekonomia Online se Kosova është vendi më i suksesshëm në Evropë sa i përket konfrontimit me radikalizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm.
Për një gjë të tillë, sipas Hysenit, dëshmon edhe fakti se ka më shumë se një vit që asnjë qytetar i Kosovës nuk iu ka bashkangjitur ISIS-it ose qendrave të krizës në Lindje.
“Për aq sa ne kemi informacione, ka gati diçka më tepër se një vjet që asnjë qytetarë i Republikës së Kosovës nuk i është bashkangjitur ISIS-it ose qendrave të krizës në lindje. Gjithsesi nuk mund ta përjashtojmë mundësinë që në rrugë dytësore ose të treta ndonjë qytetarë mund të jetë përvjedhur, por unë po flas për informacionet dhe raportet që ne kemi”, ka thënë ai.
Mirëpo, sipas ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, këto pretendime kanë qenë të paqëndrueshme dhe të pasakta.
“Ato nuk qëndrojnë, absolutisht jo. Unë e mbaj mend artikullin e famshëm të ‘New York Times’ i cili fliste për Kosovën si një vend i pëlleshëm për terroristë, një vend që prodhon terroristë, një fidanishte e terrorizmit kështu ishte quajtur Kosova por nuk qëndron. Me gjithë respektin për një gazetë si ‘New York Times’ unë kam biseduar vet me Karllota Galme autoren e atij shkrimi një orë e gjysmë dhe nuk ka mbërri qoftë edhe një fjali timen ta përfshijë në raport. Kështu që ka qenë artikull tërësisht i bazuar në premise jot të qëndrueshme, jo të sakta”,është shprehur Hyseni.
Pyetjes se sa ka arritur Kosova të përmirësojë imazhin që i është krijuar nga e kaluara, Hyseni beson se me punën që po bëjnë institucionet e vendit për luftimin e këtyre dukurive, ato kanë arritur t’ia përmirësojnë Kosovës imazhin e krijuar.
“Natyrisht që imazhi i vendit është i lëndueshëm dhe është fragjil por gjithsesi me punën që po bëjnë institucionet e Kosovës e mbi të gjitha policia, gjykatat ai imazh edhe nëse është lënduar është rikthyer fuqishëm sepse prapë po them Kosova është vendi më i suksesshëm në Evropë në rrafshin e konfrontimit me radikalizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm”, ka përfunduar ai.
Fillimet e përfshirjes së qytetarëve të Kosovës në luftërat në Siri dhe Irak kishin filluar që nga viti 2012, ku sipas të dhënave thuhet se këtyre luftërave iu bashkuan mbi 300 persona, prej tyre 117 janë kthyer në Kosovë.

T� tjera
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...






























