Lajme

Ismet Beqiri ngushëllon familjen e Kikaj

Autori: Gazeta inFokus 10:54 | 19 May 2017

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri i ka shprehur ngushëllime familjes e miqve me rastin e vdekjes të deputetit Agim Kikaj.

“Ata që nuk e kanë njohur, me paraqitjet e tij para qytetarëve, në media kanë treguar sa i madh ishte”, ka shkruar Beqiri në Facebook.

Shkrimi i plotë i Ismet Beqirit:

-Advertisement-

“U trondita thellë në zemër e shpirt,më duket lajm i pabesueshëm, u nda nga jeta miku im i madh, intelektuali, patrioti, bashkë-partiaku im, kolegu im AGIM KIKAJ. Nuk mund të pershkruhet me fjalë personalitetii i tij, mungesa e tij, zbrastësia që po len tek ne. Ata që nuk e kanë njohur, me paraqitjet e tij para qytetarëve, në media kanë treguar sa i madh ishte.
Ishte privilegj, nder të punoj me ty, GP i LDK-së nuk do te jete i pasur sepse ju nuk do të jeni aty fizikisht.
Ngushllime nga zemra familjes,miqëve,të gjithëve.
Miku im i dashur mes lotëve,me dhembje në zemër e shpirt, të them i lehtë të qoftë dheu i Kosovës që aq shumë e deshe dhe punove për të.
Lamtumirë mik e vllau im”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita Home nis epokën e franshizës në Belgjikë
-Advertisement-

Të tjera