Lajme

Gecaj: U prehsh në paqe Agim Kikaj

Autori: Gazeta inFokus 08:42 | 19 May 2017

Bajram Gecaj ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ish-deputetit të LDK-së, Agim Kikaj.

Gecaj ka thënë, se Kikaj ishte aktivist shumëvjeçar i LDK-së, patrioti dhe atdhetari i dëshmuar me kohë, njeriu i guximshëm dhe i urtë, prindi dhe familjari i respektuar

Mbrëmë u nda fizikisht nga ne Agim Kikaj, deputeti ndër më konstruktivët, aktivisti shumëvjeçar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, patrioti dhe atdhetari i dëshmuar me kohë, njeriu i guximshëm dhe i urtë, prindi dhe familjari i respektuar. Kosova dhe Lidhja Demokratike e Kosovës humbën një luftëtar dhe aktivist të paepur për të ardhmen më të mirë të këtij vendi. I lehtë të qoftë dheu i Kosovës për të cilën punove pandashëm dhe zoti të bekoftë miku im Agim. Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në ora 17:00, në fshatin Lupq i Poshtëm”, shkruan ai në Facebook.

-Advertisement-

Deputeti Agim Kikaj ishte deputet në legjislaturën e Kuvendit të Kosovës e cila u shpërbë para dy jave.

Shkaktari i vdekjes se tij mësohet të jetë infarkti në zemër.

Ai ka lindur më 10 shkurt 1963, dhe kishte të përfunduar Fakultetin Juridik dhe atë të Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe.

Ishte pjesë e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, organit më të lartë të kësaj partie.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
-Advertisement-

Të tjera