Lajme

Hapet Panairi i Punës, ofrohen më shumë se 2500 vende të lira pune

Autori: Gazeta inFokus 08:19 | 19 May 2017

Sot në sallën “1 tetori” në Prishtinë organizohet ceremonia e hapjes së Panairit të Punës me moto “Ejani, takoni punëdhënësin tuaj potencial”.

Panairi është bashkë organizuar nga GIZ përmes projekteve DIMAK, YES dhe COSiRA ne partneritet me  Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Oden Ekonomike Gjermano – Kosovare KDWV.

Në panair marrin pjese 103 kompani nga Kosova dhe Gjermania, duke ofruar më shumë se 2500 vende të lira pune.

-Advertisement-

Në panair do të jetë i pranishëm edhe Agjencioni i Punësimit i Gjermanisë.

Panairi po ashtu është një mundësi e mirë të takoni punëdhënësin e juaj të ardhshëm, të konsultoheni me këshilltarët e punësimit dhe të siguroni kontrata atraktive.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera