Lajme

Ministri Zharku përuron rrugës në Bishtazhin të Gjakovës

Autori: Gazeta inFokus 08:12 | 19 May 2017

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku me bashkëpunëtorë do të përurojë përfundimin e punimeve të ndërtimit të rrugës në Bishtazhin të komunës së Gjakovës.

Ky projekt rrugor ka një gjatësi prej 1041 metrash, gjerësi prej 5 metrash, me një kosto prej 106,998.99 eurosh.

Projektet e tjera në zhvillim të financuara nga Ministria e Infrastrukturës në komunën e Gjakovës janë: Asfaltimi i rrugës Dol-Kusar-Goden, Faza II; asfaltimi i rrugës Rogovë – Dedaj; ndërtimi dhe asfaltimi i rrugës në Fshatin Demjan; ndërtimi i rrugës Dashinoc – Bardhaniq; Vazhdimi i asfaltimit të rrugës lokale Botushë – Koshare dhe asfaltimi i rrugës Pacaj – Dobrosh.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera