Rikthehet Arbana Xharra, akuzon rëndë Abdxhikun: Nxite dhunë kundër meje!
Autori: Gazeta inFokus 18:46 | 18 May 2017
Arbana Xharra është rikthyer sërish me komente në Facebook pasi qëndroi e heshtur për rreth një javë, që kur u rrah brutalisht pas mesnatës në Prishtinës.
Arbana e cila më herët aderoi në PDK, me këtë postim në Facebook e ka sulmuar rëndë Lumir Abdixhikun, i cili sot zyrtarisht u bë pjesë e LDK-së.
“Lumir, abuzove nga pozita e nje personi te rekrutuar nga nje parti politike, per te me goditur nga shoqeria civile, per te nderruar pozicionin tend vetem disa dite me vone. U bere pjese e LDK’se, pjese e ekipit te Isa Mustafes, qe deri dje ishte pjese e “klanit pronto”, qe deri dje i koordinonte te gjitha veprimet me “shefin e ShIK’ut”, me “shefin e nentokes”. A eshte e mundur qe je kaq i pacipe dhe kaq i paskrupullt? A eshte e mundur qe je edhe kaq naiv, sa te mendosh qe ti nuk kuterbon?”, shkruan nder tjerash Xharra për Abdixhikun.
Ajo tutje ia përmend edhe tenderët në KEK dhe shtëpitë e familjes.
Postimi i plotë
Lumir, me paske sulmuar si zyrtar i LDK’se – turp per ty
Kur vendosa qe te behem pjese e PDK’se, sigurisht isha e vetedijeshme qe jo cdo kush do te ishte i kenaqur me vendimin tim. Puna ime si gazetare, shkrimet e mia per 17 vjet, kane krijuar opinione te ndryshme te njerezit e ndryshem. Pa dyshim qe secili prej tyre ka pase pritje te ndryshme per mua. Prandaj, diten kur e bera publik qendrimin qe po i bashkohet PDK’se, filloi nje stuhi e fuqishme ne rrejte sociale. Deri diku isha e pergatitur per nje gje te tille, per arsyet qe i permenda me lart. Por isha plotesisht e vetedijshme qe ne asnje rast, askush, nuk do te mund te thote qe Arbana Xharra e beri kete veprim per te perfituar materialisht, ose qe ne te kaluaren kishte perfituar materialisht. E shumta qe do te mund te akuzohesha, ishte se po beja gabim, e assesi ndonje shkelje te ligjit, ose qe e kisha ne mendje ndonje qellim per te shkelur ligjin.
Pra, po prisja reagime – edhe pse jo ne ato permasa cfare ndodhen. Mirepo nuk po prisja qe fushata denigruese te udhehiqej prej njerezve, prej atyre qe i konsideroja miq, prej atyre qe me kishin ardhur dhe u kisha shkuar ne shtepi, si bie fjala Lumir Abdixhiku.
Shkrimet e Lumirit ishin fleterrufe qe me shtangen. Gjuha e perdorur prej tij ishte gjuha e nje hakmarresi primitiv. Kjo behej edhe me djallezore, kur dihej qe ai kete po e bente nga pozita e perfaqesuesit te shoqerise civile. Lumiri po me gozhdonte, po nxiste dhune kunder meje, duke moralizuar se qysh akti qe une po e beja, futja ne politike, qenka njeri prej krimeve me te renda ne historine e njerezimit. Sigurisht qe nje gje e tille shitej mire nje opinion, sepse po vinte prej nje njeriu te paster dhe me pedigre te larte. Prej nje njeriu te panjolle. E gelltita me dhimbje te madhe. Kjo fushate kulmoi me nje rrahje brutale.
Tash disa fjale per djalin e panjolle, per ujin e bekuar, per profesorin e Riinvestit, ish mikun tim dhe te familjes, antarin me te ri te LDK’se, Lumirin.
Pra, Lumir, abuzove nga pozita e nje personi te rekrutuar nga nje parti politike, per te me goditur nga shoqeria civile, per te nderruar pozicionin tend vetem disa dite me vone.
U bere pjese e LDK’se, pjese e ekipit te Isa Mustafes, qe deri dje ishte pjese e “klanit pronto”, qe deri dje i koordinonte te gjitha veprimet me “shefin e ShIK’ut”, me “shefin e nentokes”.
A eshte e mundur qe je kaq i pacipe dhe kaq i paskrupullt?
A eshte e mundur qe je edhe kaq naiv, sa te mendosh qe ti nuk kuterbon?
A eshte e mundur qe ti i gozhdon njerezit, ne menyre qe pas disa ditesh te perfitosh brutalisht nga keto goditje?
Ti Lumir, e kemi pare edhe rastin e javeve te fundit, je rasti me eklatant i perzierjes se fushave, ne mes te biznesit dhe politikes. Ti ishe ne politike, edhe kur ishe ne biznes, e ishe ne biznes edhe kur ishe ne politike.
Mos te flasim pastaj – se paku jo per momentin – per milionat e familjes me tenderat e KEK’ut. Mos te flasim pastaj per shtepite tua gjithandej.
Hipokrit, kaq per momentin!
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...