Lajme

Gecaj: Do ta dërgojmë koalicionin e territ në analet e historisë

Autori: Gazeta inFokus 12:38 | 18 May 2017

Këshilltari i kryeministrit, Bajram Gecaj e ka komentuar edhe njëherë koalicionin PDK-AAK-NISMA.

Ai duke folur për unitetin që ka Lidhja Demokratike e Kosovës tha se kështu siç janë të unifikuar dhe së bashku me partnerët e koalicionit do ta dërgojnë koalicionin e territ në analet e historisë.

Gecaj shkruan edhe për punën e Mustafës, për të cilin thotë se ai krijoi një precedent jo vetëm për Kosovën, por për gjithë rajonin e trazuar në tërësi.

-Advertisement-

Postimi i plotë i Gecajt:

VENDIMI QË PROVON UNITETIN FITUES

Lidhja Demokratike e Kosovës provoi për të satën herë se i rrah fuqishëm damari shtetendërtues dhe vizioni progresist evro-perëndimor për të ardhmen e këtij vendi. Kryeministri i Kosovës dhe Kryetari i partisë, Akademik Isa Mustafa krijoi një precedent jo vetëm për Kosovën, por për gjithë rajonin e trazuar në tërësi. Ky precedent u mbështet dhe u përcoll nga degët dhe njerëzit nga më të fuqishëm dhe më me përvojë të partisë, siç janë Agim Veliu, Lutfi Haziri, Haki Rugova, por edhe kryesia dhe të gjitha organet partiake. Këta njerëz janë hallka kruciale e unitetit dhe konsolidimit aktual në partinë. Me këtë vullnet pozitiv dhe përgjegjësi institucionale të koordinuar njerëzisht u përkrahë kandidatura e Avduallah Hotit për Kryeministër të Kosovës, kandidaturë kjo e cila na bashkon në mënyrë të fuqishme drejt ardhmërisë, kandidaturë kjo e cila nuk do të kishte as fuqinë dhe as kuptimin po të mos kishte përkrahjen e këtyre njerëzve dhe aktivistëve nga më të dëshmuarit e partisë për vite me radhë. Prandaj, kështu të unifikuar, dhe së bashku me partnerët tjerë të koalicionit, do ta dërgojmë KOALICIONIN E TERRIT, një herë e përgjithmonë, në analet e historisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera