Fun & Video

Duket fustan luksoz, por do habiteni me çka e ka qepur (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 12:28 | 18 May 2017

Emily Seilhamer nga Pennsylvania e Shteteve të Bashkuara e ka punuar një fustan në tërësi, duke shfrytëzuar mbështjellësit e sheqerkave Starbust.

Gruaja 24-vjeçare, kur ishte njoftuar për herë të parë me të dashurin, që tani e ka bashkëshort, kishte marrë si dhuratë një pako me këto goma të ëmbla, transmeton Telegrafi.

Fustani nga mbështjellësit e sheqerkave
Më pas, ata e kishin bërë zakon që sa herë takohen, të shkëmbejnë nga një qese dhe t’i hanë derisa bisedojnë.

-Advertisement-

Për disa vite i mblodhi e pastaj i palosi
“Gjithmonë kisha në çantë mbështjellës dhe vendosa të mos i hidhja. Të gjitha i palosa si duhet, por nuk dija çfarë t’ju bëj”, ka thënë Seilhamer lidhur me rastin.

Procesi i vështirë i punimit

Pas një kohe, kur koleksioni i saj është rritur, i ka ndarë në ngjyra dhe ka nisur të bënte një fustan.

Të ndara në ngjyra të ndryshme, krijojnë kontrastin
“Kjo grua meriton që për tërë jetën të ketë Starbust falas, sepse ka bërë një gjë të mrekullueshme”, është një koment për punimin e saj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera