Lajme

Partia Ekologjike e Kosovës bojkoton zgjedhjet e 11 qershorit, ja arsyeja

Autori: Gazeta inFokus 11:57 | 18 May 2017

Partia Ekologjike e Kosovës ka vendosur të mos marrë pjesë në zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit.

Kryetari i kësaj partie, Arif Krasniqi ka dhënë arsyet se përse është marrë ky vendim

Sipas Krasniqit, Partia Ekologjike është shpërfillur për vite të tëra nga qeveritë e Kosovës duke mos miratuar shumë ligje të rëndësishme për të cilat kjo parti ka zhvilluar aktivitete.

-Advertisement-

“Partija Ekologjike e Kosovës nuk dëshiron të jetë pjesë e subjekteve të papërgjrgjëshëm dhe të merrë “shuplaka” publike nga populli për mosrespektimin e Kushtetutës e Ligjeve dhe të jetë pjesë e marrëdhënieve të acaruara dhe të incidenteve që pa krijojnë falangat e partive politike të veshur me imunitet e me pandëshkueshmëri ligjore, dhe të rreshtohet me kuadrot të paafta të partive që vetëm bërtasin për zgjedhje të lira e të ndershme, që afirmohen si strateg të krimit ndaj mjedisit, ekologjis dhe të rënimit e zhvillimit të Kosovës.Thjesht, Partia Ekologjike e Kosovës nuk dëshiron të jetë si “ishull në detin e trazuar”, thuhet në një deklaratë për media të Krasniqit.

Ai ka shtuar se Partia Ekologjike e Kosovës do të vazhdojë kauzën e sa  për zgjedhje të lira dhe të ndershme për të mposhtur keqëpërdorimet, papërgjegjësit e frikën dhe do të angazhohet për kauzën që do të japi shpresë qyteatrëve të Kosovës së dëshpruar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera