Fun & Video

Top zyrtari fetar në Rusi i spërkat kompjuterët me ujë të shenjtë për t’ua larguar virusin “Ransomware” (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 20:42 | 17 May 2017

Derisa institucionet, korporatat dhe qeveritë në gjithë botën janë duke e luftuar virusin e ditëve të fundit “Ransomware” përmes të cilit hakerët i kanë sulmuar mijëra kompjuterë nëpër botë duke ua fshirë dokumentet dhe kërkuar haraç për kthimin e tyre, Rusia ka dalë me një ide të re dhe me ndryshe për t’u marrë me situatën e sigurisë kibernetike: ujin e shenjtë.

Sot, patriarku i Kishës Ortodokse të Rusisë u ftua në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Vendit për t’i spërkatur me ujë të shenjtë kompjuterët e ministrisë në mënyrë që t’i mbrojë ata nga sulmet e papritura kibernetike, transmeton Express.

Meqë në Rusi nuk ka ndarje mes kishës dhe shtetit, Kisha Ortodokse konsiderohet si njëra nga institucionet më të rëndësishme të vendit me lidhjet të ngushta me qeverinë.

-Advertisement-

Lideri i saj, patriarku i Moskës, Kirill, ka po aq pushtet sa edhe papa dhe bashkëpunon ngushtë me presidentin e vendit, Vladimir Putin, në çështje shtetërore, të cilin ai një herë e kishte përshkruar si mrekulli nga Zoti.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera