Grainca: LDK ka komunikim me VV
Autori: Gazeta inFokus
18:13 | 17 May 2017
Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Blerim Grainca, tha se LDK ka komunikuar me Vetëvendosjen, por se Vetëvendosja është duke bërë konsultime të brendshme, dhe LDK pret vendimin e tyre që ta shqyrtojë këtë mundësi, njofton Klan Kosova.
“LDK është në fazën e hartimit të listave përfundimtare, ndërsa Vetëvendosja është në fazën e konsultimeve të brendshme”, tha Grainca për Info Magazine të Klan Kosovës.
“E vetmja mundësi është që deputetët e Vetëvendosjes t’i bashkohen listës së LDK-së, por kjo është çështje e Vetëvendosjes”.
“Ata janë në fazë të konsultimeve të brendshme. Pa pasur një gatishmëri të Vetëvendosjes, LDK nuk mund të thotë më shumë rreth kësaj”.
“Skenari i PDK-së ka ngjallur mobilizim të jashtëzakonshëm te LDK”.
“LDK është më e unfikuar dhe përgatitur se kurrë”.
Sa i përket përafrimit me Vetëvendosjen, Grainca tha se këto janë çështje janë të aprovimit të organeve të dy partive, dhe të hartimit të një programi të përbashkët.
“Nuk ka diçka të madhe në këtë drejtim, mbetet nga Vetëvendosja të vendosë, pastaj LDK do ta shqyrtojë këtë mundësi”.
Grainca tha se partia e LDK-së komunikon me të gjitha partitë, përfshirë edhe me Vetëvendosjen.
“Jemi të hapur për të komunikuar me VV”, tha ai.
“LDK i bën marrëveshjet në baza programore”.
Grainca u shpreh optimist edhe për aderimet në këtë parti duke bërë të ditur se kësaj partie i janë bashkuar njerëz të profesioneve të ndryshme, dhe se ka prurje të reja.

T� tjera
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...


































