Lajme

Thaçi: Lëvizja Vetëvendosje nuk duhet t’i bashkohet askujt!

Autori: Gazeta inFokus 17:30 | 17 May 2017

Ish- drejtori i Arsimit në Komunën e Prishtinës, Jusuf Thaçi konsideron se Lëvizja Vetëvendosje nuk duhet t’i bashkohet asnjë partie politike.

Ish-anëtari i LVV, thotë se shpreson që liderët e kësaj partie t’i mbahen parimeve.

Shkrimi i plotë i Thaçit:

-Advertisement-

Nëse Lëvizja Vetëvendosje beson se është e drejtë dhe parimore, atëherë ajo nuk duhet t’i bashkohet askujt. Nëse të tjerët duan t’i bashkohen Lëvizjes Vetëvendosje, duke pranuar parimet dhe rregullat e saj, atëherë kjo është gjë tjetër.

Shpresoj që Lëvizja Vetëvendosje do t’i përmbahet këtij parimi! Po ndodhi e kundërta, në Kosovë shuhet precedenti i vetëm se edhe në politikë ka moral. Kjo do të ishte shpresëmbytëse për të ardhmen e Kosovës!

Jusuf Thaçi

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera