Mediat serbe parashikojnë fitore të ‘krahut të luftës’ në zgjedhjet e qershorit
Autori: Gazeta inFokus
14:05 | 17 May 2017
Skena politike në Kosovë para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 11 qershor është ndarë në dy blloqe ‘krahu i luftës dhe koalicioni i paqes’.
Kështu e përshkruan portali serb B92. Një bllok përbëhet nga partitë që rrjedhin nga ‘krahu i luftës’ që përbëhet nga Partia Demokratike, Aleanca për Ardhmërinë, Nisma për Kosovën dhe nëntë parti të vogla, transmeton lajmi.net.
Ndërsa blloku i dytë ‘koalicioni i paqes’ përbëhet nga Lidhja Demokratike, Aleanca Kosova e Re dhe iniciativa Alternativa.
Media serbe shkruajnë se kreu i LDK-së, Isa Mustafa arriti ta bind i pari AKR-në e Behgjet Pacollit për të hyrë në një koalicion parazgjedhor, duke e rrezikuar kështu seriozisht primatin e PDK-së.
Nga frika se nuk do të jetë partia e parë në vend, kryetari i PDK-së, Kadri Veseli në mesnatë vendosi të hyjë në koalicion me AAK dhe Nismën duke i dhënë kështu Ramush Haradinaj kandidaturën për kryeministër.
Duke i shikuar numrat PDK ishte së bashku më shtatë parti të vogla, por pa AAK dhe Nismën do të dilte në vendin e dytë dhe për këtë shkak u detyrua të pajtohet me kërkesën e AAK-së.
Nëse shikohen rezultatet e zgjedhjeve të fundit, sipas vlerësimeve të analistëve, koalicioni PDK-AAK-Nisma më nëntë partitë e tjera do të ketë 100 mijë vota më shumë se koalicioni LDK-AKR. Pra ky koalicion tanimë është fitues i sigurt i zgjedhjeve të 11 qershorit.
Lëvizja Vetëvendosje nuk ka bërë koalicion parazgjedhor me asnjë parti dhe sipas të gjitha gjasave mbetet palë e tretë politike në Kosovë./Lajmi.net/

T� tjera
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...






























