Lajme

Kjo është pasuria që kanë kandidatët për kryeministër të Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 13:43 | 17 May 2017

Që të tre i kanë hyrë serizisht garës për t’u bërë kryeministër, por vetëm njëra nga ata do ta ketë shancin të udhëheqë me ekzekutivin kosovar.

Janë votuesit ata që do vendosin se kush do jetë kryeministër i ardhshëm pas zgjedhjeve të qershorit, shhkruan Magazina.al

Por para se të votojnë, qytetarët e Kosovs duhet të dijnë se kujt po ia japin votën.

-Advertisement-

Magazina.al ka bërë një shikim deklarimit të pasurisë së tre kandidatëve për kryeministër për të parë se sa të pasur janë ata që do udhëheqin popullin e varfër të Kosovës.

Nga të tre pretendentët më së paku pasuri të deklaruar ka Albin Kurti i Vetëvendosjes.

Në formularin e pasurisë të Agjensionit Kosovar Kundër Korrupsionit, Kurti ka deklaruar vetëm pagën që e merr si deputet i Kuvendit të Kosovës e që arrinë në 18,824 euro për një vit.Po ashtu Kurti, sis raporton Magazina.al ka deklaruar paratë e gruas që ajo i ka në një bankë në Norvegji e që janë 85 mijë euro.

Asgjë tjetër nuk ka deklaruar në formularin e deklarimit të pasurisë.

Por ndryshe nga Kurti, pasuria e kandidatit të koalicionit PDK, AAK dhe Nisma, për kryeminstër është shumë e madhe.
Në deklarimin e pasurisë qe e ka bërë para një viti, Ramush Haradinaj, ka treguar se ka një shtëpi në lagjen “Arbëria” në Prishtinë dhe ka vlerën e 300 mijë euro
Po ashtu Haradinaj ka deklaruar se shtëpia familjare në Gllogjan ka vlerën e 270,000 kurse toka prej 200 hektarë ka vlerën 75,000

Gjithashtu Haradinaj ka deklaruar 21 arti truall me vlerë 27 mijë euro ndërkohë ka përfshirë në deklarim edhe shtëpi banimi me 210 metra katror që ka vlerën 140 mijë euro
Haradinaj, sic raporton Magazina.al, ka një veturë të blinduar AUDI me vlerë 9,000 motocikletë që kushton 9 euro dhe veturën e gruas që kushton 8 mije euro. Para të gatshme për vete dhe për grua Haradinaj i ka deklaruar 13 mijë auro.

Bashkëshortja e Haradinajt-Anita, si prezantuese në RTK merr pagë 660 euro ndërkohë familja marrin 19 mijë euro nga qiraja e shtëpisë në Arbëri. Si burim të të hyrave Haradinaj ka përmend një pagë mujore nga kompania e Sigurimeve ELSIG Kosovë në vlerë prej 1 mije euro, Kolegji Iliria Prishtinë 300 euro, vetem 3 muaj gjatë vitit 2015, si dhe një shumë prej 1 mijë auro nga agjencioni i marketingut “Vibe”.

Kurse kandidati për kryeminstër nga koalicioni LDK, AKR dhe Alternativa, Avdullah Hoti, si pasuri të patundëshme ka deklaruar dy banesa njëra në vlerë 68 mijë euro, kurse tjetra 60,000. Ministri në detyrë i Financave, sipas Magazina.al, ka një veturë Opel Vectra me vlerë 5 mijë euro.

Para të gatshme ka deklaruar në një bankë 14,822 euro, në një tjetër 3,262 kurse kursime për fëmijët ka deklaruar shifra që s’kalojnë 500 euro.
Si professor në Universitietin e Prishtinës, Hoti ka deklaruar se merr 8,730 euro, si ministër brenda një viti merr 18,520 euro (me angazhim sipas orëve mësimore të mbajtura në Kolegjin Dardania) merr deri në 7 mijë euro.

Bashkëshortja e tij që punon në KGJK merr në vit 5,783 euro, ndërsa të hyra me vlerë prej 2 e 880 euro marrin edhe nga qiraja e banesës. /Magazina.al/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera