Qeveria Gjermane: Në Kosovë po rritet ndikimi i ekstremizmit islamik nga Arabia Saudite
Autori: Gazeta inFokus
12:10 | 17 May 2017
Sipas Qeverisë Gjermane organizatat misionare të Arabisë Saudite janë aktive në Kosovë. Ato po përhapin interpretimin vahabist të islamit që përfaqësohet nga Arabia Saudite, përmes dërgimit në Kosovë të predikuesve.
Qeveria Federale e Gjermanisë ka tërhequr vërejtjen mbi rritjen e ndikimit të islamizmit fundamentalist që vjen nga Arabia Saudite dhe shtetet tjera të Gjirit Persik. Kështu shkruan gazeta “Die Welt” në botimin e sotëm, duke iu referuar përgjigjes që Qeveria i ka dhënë një pyetjeje të bërë në parlament nga deputetja Sevim Dagdelen e partisë “Die Linke” (Partia e të majtës). Politikania në fjalë (me prejardhje turke) e quan Kosovën “Qendër të terrorit në regjion”, transmeton albinfo.ch.
Partia që përfaqëson ajo, duhet përkujtuar, është edhe kundër pavarësisë së Kosovës. Dagdelen ka kritikuar me këtë rast shtetin gjerman. Sipas saj “është skandaloze që falë pranisë së ushtarëve gjermanë, predikuesit sauditë të dhunës dhe urrejtjes po e ndërtojnë të papenguar bazën e tyre”.
Sipas Qeverisë Gjermane organizatat misionare të Arabisë Saudite janë aktive në Kosovë, transmeton albinfo.ch. Ato po përhapin interpretimin vahabist të islamit që përfaqësohet nga Arabia Saudite, përmes dërgimit në Kosovë të predikuesve.
Krahas kësaj konstatohet edhe një angazhim i vazhdueshëm në Bashkësinë Islame të Kosovës (BIK) i donatorëve arabë, si individëve ashtu dhe organizatave joqeveritare ashtu dhe institucioneve shtetërore dhe gjysmështetërore.
Në shumë vende me popullatë myslimane ka prej kohësh ankesa mbi rritjen e ndikimit të Arabisë Saudite dhe shteteve tjera të gjirit. Në mes tjerash, ankesa të tilla ka edhe nga shteti me më së shumti banorë myslimanë, Indonezia.
Më tutje gazeta shkruan edhe për rritjen e ndikimit turk në gjithë Ballkanin Perëndimor, që vihet në lidhje me forcimin e Erdoganit në kreun e Turqisë. Politika e “neootomanizmit” e udhëhequr nga ish ministri i jashtëm dhe pastaj ish kryeministri Davutoglu është përgjegjëse për këtë rritje ndikimi që po vihet re që nga viti 2002, kur ka ardhur në fuqi partia AKP e Erdoganit, thuhet veç tjerash në artikull.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
































