Lajme

Truprojat e Erdoganit sulmojnë protestuesit kurdë në Washington (Foto/Video)

Autori: Gazeta inFokus 09:58 | 17 May 2017

Nëntë persona janë lënduar dhe dy janë arrestuar gjatë një konflikti fizik që shpërtheu pranë ambasadës turke në Washington të SHBA’së, në kohën kur Presidenti turk, Reccep Tayyip Erdogan po viziton Amerikën.

The Guardian raporton se e tërë zënka shpërtheu kur sigurimi i Presidentit turk sulmoi disa protestues të cilët po mbanin në duar flamuj të partisë kurde, Partia e Unionit Demokratik.

-Advertisement-

Gjithashtu, thuhet se pikërisht në ato momente, Erdogan po qëndronte brenda ambasadës, transmeton gazetametro.net

Më herët gjatë ditës, Presidenti amerikan Donald Trump priti në Shtëpinë e Bardhë Erdoganin, ku u diskutua për sfidat në luftën ndaj terrorizmit dhe problemit të kurdëve në Siri. 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera