Premtimet gjatë fushatës, 710 mijë vende pune në 11 vite
Autori: Gazeta inFokus 08:26 | 17 May 2017
Shqipëria do të kishte punësuar 710 mijë persona që nga viti 2005″>2005 e deri më sot nëse do të ishin mbajtur premtimet gjatë fushatave elektorale të forcave politike që kanë fituar zgjedhjet.
Ky rezultat del nga një vëzhgim i “Fiks Fare” për premtimet që ka bërë koalicioni i djathtë në dy
mandate, pikërisht në vitin 2005″>2005 dhe 2009 dhe premtimin që ka bërë koalicioni i majtë në vitin 2013.
Në vitin 2005 ishte kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili premtoi se duke prerë këmbët e korrupsionit do të krijonte 250 mijë vende të reja pune.
Në vitin 2009, sërish Sali Berisha, që u zgjodh kryeministër, premtoi se do të hapte dhe 160 mijë vende të reja pune.
Me të njëjtën retorikë vijoi në vitin 2013 edhe Partia Socialiste. Kreu i PS, Edi Rama deklaroi në atë kohë se po të fitonte zgjedhjet brenda mandatit të parë do të krijonte 300 mijë vende të reja pune.
Pra, me një përllogaritje të thjeshtë, nga viti 2005″>2005 dhe deri më sot, Shqipëria do të kishte 710 mijë vende të reja pune.
Ndërkaq, premtimet nuk janë ndalur as sivjet. Partia Socialiste, e cila sapo ka hapur fushatën elektorale, ka premtuar se në këtë mandat do të hapë dhe 220 mijë vende të reja pune. Pra në vitin 2021, bashkë me premtimet e tri fushatave të tjera, do të kemi 930 mijë të punësuar.
Por çfarë ndodh?!
Sipas statistikave të INSTAT në vitin 2005″>2005, në Shqipëri kishim 1 milion e 85 mijë njerëz të aftë për punë nga mosha 15-64 vjeç. Ndërkohë, 932 mijë persona rezultonin të punësuar.
Ndërsa në studimin e fundit të tregut të punës, INSTAT konstaton se në vitin 2016, forca e punës është 1 milion 365 mijë persona, ndërkohë që 1 milion e 157 mijë persona janë të punësuar dhe 208 mijë persona janë të papunë.
Nëse marrim kufirin minimal dhe maksimal të këtyre viteve rezulton se nga viti 2005″>2005, kur ishin të punësuar 932 mijë persona deri në vitin 2016 me 1 milion e 157 mijë persona të punësuar, në total janë shtuar 226 mijë punonjës të rinj. Pra 484 mijë punonjës më pak sesa kanë qenë premtimet elektorale gjatë këtyre viteve.
Madje, sivjet PS ka premtuar 220 mijë vende të tjera pune, që do të thotë 12 mijë vende të reja pune më shumë sesa është numri i të papunëve aktualisht. /TCH/
Të tjera
-
VV: Komuna e Prishtinës ka lidhur 114 kontrata njëburimore në vitet 2021-2024
Debati për kontratat njëburimore mes VV-së dhe LDK-së, është intensifikuar. ...
-
Vuçiq pyetet për rrezikun real të një lufte me Kosovën: Më ktheve në të kaluarën
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është pyetur nga Hardtalk i BBC-së, n...
-
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Nikolla nga Mitrovica e Veriut beson se pjesëtarët e komunitetit serb në Koso...
-
KFOR-i patrullon në malet e Zubin Potokut
Ushtarët letonezë, të caktuar në Komandën Rajonale në Lindje të misionit KFOR...
-
Bajqinovci: Hykmetes iu paskan avullu edhe 2.5 milionë kg grurë nga rezervat shtetërore
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, MefaIL Bajqinobvi, ka thënë se tashmë nuk k...
-
Prishtinë: Ishin në kërkim, policia arreston tre të dënuar me burgim
Policia e Kosovës ka arrestuar sot tre persona të cilët ishin të dënuar më bu...
-
Rama nis konsultimin publik për mbylljen e TikTokut dhe Snapchatit
Pas ngjarjes tragjike të një jave më parë ku u vra pranë shkollës “Fan Noli” ...
-
Bedri Hamza premton të krijojë kushte që biznesmenë nga diasporë të investojnë në Kosovë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se do të krijojë k...
-
Plani i LDK-së për arsimin, Abdixhiku: Rritje e pagave për mësimdhënësit në javën e parë të qeverisjes, mësim gjithëditor…
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku e ka prezantuar pl...
-
Kurti pret në takim arkitektin kroat të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës
Kryeministri Albin Kurti bashkë me ministrin e Kulturës, Hajrulla Çekun, kanë...
-
Kjo është mosha e dy të rinjve që u arrestuan nga Serbia, Ministria jep detaje
Dy persona në Podujevë gjatë ditës së premte janë arrestuar nga autoritetet s...
-
Inaugurohet busti i heroit kombëtar Hasan Prishtina në Tropojë
Fondacioni “Hasan Prishtina”, në bashkëpunim me Bashkinë Tropojë, kanë inaugu...