Lajme

Tadiq: AKS në kuadër të ligjeve të Kushtetutës së Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 20:23 | 16 May 2017

Ish kryetari i Serbisë, Boris Tadiq, lidhur me Asociacionin e komunave me shumicë serbe, deklaroi se askush s’e di se a do të jetë institucion, apo organizatë joqeveritare.

“Është më se e vërtetë se AKS do të formohet në kuadër të ligjeve të Kushtetutës së Kosovës, të cilën e ka pranuar kjo qeveri e Serbisë”, deklaroi Tadiq për Radiotelevizinin e Vojvodinës, transmeton RTK.

Tutje ai shtoi se mund të ndodh që në të ardhmen nuk do të dimë se në çfarë formati do të jetë AKS.

-Advertisement-

Kryetari i Partisë Socialdemokrate të Serbisë, Boris Tadiq, vlerësoi se Serbia duhet të kërkojë ndryshim të marrëveshjeve të Brukselit, në mënyrë që dialogu me Prishtinën të përfshihet edhe çështja e “trashëgimisë kulturore serbe” në Kosovë.

Tadiq për Radiotelevizionin e Vojvodinës deklaroi se “Marrëveshja e Brukselit” nuk ka përmbushur atë që është në interes të popullit serb, njoftojnë mediat serbe.

“Plani im nënkupton autonomi të plotë për veriun e Kosovës, ndërsa qeveria e tanishme serbe pranoi që rendi juridik të vlejë në atë rajon”, deklaroi ish presidenti serb Tadiq.

Tutje kryetari i PSDS-së, Boris Tadiq, shtoi se duhet të ndryshohet marrëveshja e Brukselit, në mënyrë që në të ardhmen të vendoset edhe çështja e trashëgimisë kulturore në Kosovë, ngase, si po duket, ne do ta humbasin shumicën në UNESCO.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
-Advertisement-

Të tjera