Lajme

ZYRTARE: LDK-AKR arrijnë marrëveshje për koalicionin

Autori: Gazeta inFokus 20:16 | 16 May 2017

Ashtu edhe siç raportoi portali Infokusi.com, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca Kosova e Re, kanë arritur marrëveshje koalicioni për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 11 qershor.

Lajmin e ka konfirmuar Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një komunikate të lëshuar për media, shkruan Infokusi.com

“Me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes së LDK-së me AKR-në ftohen mediat ta përcjellin ngjarjen në Hajvali te Villa Pacolli nga ora 21:15”, thuhet në njoftimi e zyres për Informim të LDK-së./Infokusi.com

-Advertisement-


Arrihet koalicioni LDK-AKR, ja kurë do të nënshkruhet marrëveshja

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca Kosova e Re, kanë arritur marrëveshje për koalicion paraagjedhorë, raporton Infokusi.com

Burime të portalit Infokusi.com, kanë tënë se tashmë kjo marrveshje është arritur në mes të këtyre dy subjeketeve politike dhe pritet vetëm nënshkrimi nga dy liderët, Isa Mustafa dhe Behgjet Pacolli.

Të njejtat burime kanë tënë se pas shumë diskutimeve të zhvilluara, AKR-ja e Behgjet Pacollit është pajtuar t’i bashkohet një koalicioni me LDK-në, që kandidat për kryeministër do të ketë Avdullah Hotin.

Nënshkrimi i marrëvesjes për koalicion parazgjedhorë do të bëhet sonte rreth orës 21:30.

LDK ka lidhur koalicion gjatë ditës edhe me partinë Alternativa, që udhëhiqet nga Mimoza Kusari-Lila.

Ndryshe, Pacolli dhe Kusari ribashkohen në një listë, pas largimit të kësaj të fundit nga AKR-ja, ku ishte nënkryetare.

Afati për deklarimin e koalicioneve në Komision Qendror të Zgjedhjeve përfundon në mesnatë.

Vendi më 11 qershor shkon në zgjedhje, pasi Qeveria, e udhëhequr nga Mustafa, u rrëzua përmes një mocioni të inicuar nga Nisma dhe të mbështetur nga PDK-ja e Kadri Veselit./Infokusi.com/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera