Prejse Kosova është shtet asnjë Qeveri nuk e përfundoi mandatin 4 vjeçar!
Autori: Gazeta inFokus
17:14 | 16 May 2017
Që prej shpalljes së pavarësisë së saj, më 2008, Kosova nuk ka pasur një Qeveri të qëndrueshme që ka kryer mandatin kushtetues prej katër vjetësh.
Pothuaj secila prej qeverive në Kosovë, të koalicioneve të ndryshme partiake, që prej afro dhjetë vjetësh, ka hyrë në mocione mos-besimi dhe është detyruar të dorë hiqet duke e futur Kosovën në cikle të parakohshme zgjedhore.
Analistët thonë se një nga arsyet më të mëdha është se marrëveshjet e koalicioneve qeverisëse kanë qenë të rastësishme dhe për faktin e mosprofilizimit të partive politike në Kosovë.
Analisti politik Ramush Tahiri, tha për Radion Evropa e Lirë se qeveritë në Kosovë nuk po mund ta çojnë deri në fund mandatin pasi sipas tij Kosova është një shtet i ri dhe ende në tranzicion.
“Partitë në Kosovë nuk janë të profilizuara politikisht dhe ideologjikisht. Ka interesa grupore dhe klanore, por edhe krahinore e rajonale. Gjithashtu kemi lëvizje të anëtarësisë dhe të deputetëve nga një krah në tjetrin. Elitat politike nuk janë të kënaqura me ndarjen e pushtetit dhe e sfidojnë edhe kur kanë të drejtë edhe kur nuk kanë të drejtë. Kjo bën që Kosova të shkojë në zgjedhje më shpesh sesa që është mandati i rregullt”, tha Tahiri.
Por, për profesorin shkencave politike, Belul Beqajn, mos përfundimi i mandateve qeverisëse është pasojë e paqëndrueshmërisë së vetë koalicioneve.
“Zakonisht koalicionet kanë qenë produkt i marrëveshjeve të ‘rreme’ apo të rastit dhe pikërisht kur kanë vendosur që të jenë pjesë e pushtetit, partnerëve të koalicionit u ka konvenuar diçka e tillë. Ndërkaq esenca e kundërthënieve të interesave ka dal në sipërfaqe varësisht nga koha pas një ose dy vitesh dhe përfundimisht kur nuk ka qenë interesi unik. Koha e ndarjes së partnerëve është përcaktuar varësisht prej momentit kyç kur ka qenë e nevojshme për ndonjërin nga partnerët kryesor të koalicionit”, tha Beqaj.
Një mocioni të mosbesimit në Kuvendin e Kosovës, javën e kaluar nuk i mbijetoi Qeveria Mustafa, dhe vetëm një ditë pas shpërbërjes së Kuvendit, u përcaktua data 11 qershor, si ditë e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë.
LDK dhe PDK sërish prishën koalicionin qeverisës, sikurse edhe në vitin 2010, kur në krye të qeverisë ndodhej presidenti aktual Hashim Thaçi.
Tronditjet politike në Kosovë, vlerësojnë analistët politikë, kanë penguar edhe përfundimin e një numri projektesh madhore dhe njëkohësisht edhe zhvillimin ekonomik.
Analisti Ramush Tahiri thotë se prishjet e koalicioneve qeverisëse dëmtojnë sidomos reformat e ndryshme themelore në arsim, në shëndetësi, në politika sociale…
“Gjithashtu zhvillimi i bujqësisë dhe sidomos punësimi i të rinjve që janë sfida për secilin shtet. Këto janë edhe pasoja të mos sinqeritetit në prezantimin apo përfaqësimin politik dhe gjithashtu shprehen në mos realizimin e programeve qeverisëse dhe mos shqyrtimin e programit qeverisës”, tha Tahiri.
Ndërkaq, për Behlul Beqajn me rënien e një qeverie mbesin në gjysmë shumë punë të nisura për të përfunduar.
“Projektet mbesin të pa përfunduara edhe sikur të vazhdohet me kundërthënie të brendshme mendoj se dëmtohen edhe ato raporte të interesit që krijohen dhe që janë një lloj produkti i marrëveshjeve politike. Kështu që në mes të një projekti të madh, që nuk po përfundon dhe problemit të vogël, që mbetet projekti i parealizuar, por me mundësi që në afatin tjetër me një koalicion tjetër të realizohet, megjithatë unë mendoj se është zgjidhje e problemit më të vogël karshi atij më të madh”, tha Beqaj.
Një numër çështjesh të nisura prej fundit të vitit 2014, ku edhe u krijua koalicioni qeverisës, PDK-LDK, nuk arritën të përfundonin deri në mocionin e mosbesimit.
Fillimisht dy procese u bllokuan në Kuvendin e Kosovës, ai i demarkacionit të kufirit me Malin e Zi dhe themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, që u kundërshtuan me forcë nga opozita në Kosovë.
Demarkacioni ndërkaq vazhdon të jetë një prej kushteve themelore të Këshillit të Evropës për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

T� tjera
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...






























