Studentët përkrahin Ramush Haradinajn në prag të zgjedhjeve
Autori: Gazeta inFokus
15:53 | 16 May 2017
Me një pankartë në duar me mbishkrim “Studentët me Ramushin”, grupi i studentëve të Universitetit të Prishtinës “Zëri Studentor i Aleancës”, para Bibliotekës Kombëtare kanë dalë që ta mbështesin liderin e AAK-së, Ramush Haradinajn për zgjedhjet e 11 qershorit.
Sipas tyre kjo iniciativë ka ardhur pasi që siç thonë “Haradinaj është i vetmi lider dhe politikan që është më i ngritur politikisht dhe moralisht”.
Ata thanë se pavarësisht që në aktivitet kanë marrë pjesë vetëm tetë studentë secili nga ta bart prapa vetes nga një listë me më shumë se 100 studentë të tjerë.
Organizatorja e këtij aktiviteti nga grupi i studentëve “Zëri studentor i Aleancës”, Erblina Tahiraj, ka thënë për Ekonomia Online se qëllimi këtij aktiviteti është që në ditët në vazhdim të përkrahet Ramush Haradinaj, pasi që jemi edhe në prag të zgjedhjeve.
“Ne këtë grup studentor e kemi bërë për qëllim që ta mbështesim liderin Ramush Haradinaj që mendojmë sepse mendojmë që ka mbetur njëri ndër politikanët më të ngritur politikisht dhe moralisht në vend për momentin . Këta janë vetëm koordinatorët e grupeve të vogla që i kemi bërë, këta janë koordinatorë që në listat e tyre bartin nga më shumë se 100 studentë që gjithsej i bie rreth 1000 studentë vetëm fillimisht. Ky grup është quajtur si ‘Zëri studentor i Aleancës’, dhe ky grup bart vetëm fillimet e tij rreth 1000 studentë në vete”, ka thënë ajo.
Sipas Tahirajt qysh në fillim është vërejtur përkrahja e madhe e studentëve që do ta mbështesin këtë iniciativë, duke shtuar se shpreson se përkrahje të tillë do të kenë edhe prej pjesëve tjera të vendit.
“Lideri i Aleancës ka kaluar nëpër shumë vështirësi sidomos në ato të luftës por edhe në ato të pasluftës të cilat iu kanë bërë padrejtësisht, ai tani është nga politikanët që ka mbetur më i ngrituri dhe me inteligjencën e tij dhe me fuqinë e tij mund të arrij që t’i mposht të tjerët. Po ne e përkrahim gjithsesi me votë dhe jemi shumë të qetë derisa e përkrahim një lider siç është Ramush Haradinaj dhe ky aktivitet po bëhet për qëllimin e fushatës pasi dihet që jemi në prag të zgjedhjeve dhe dëshirojmë që vullnetarisht pa ndihmën e askujt, si grup studentor “Zëri studentor I Aleancës”, ta përkrahim fuqishëm në këtë fushatë edhe pas fushatës”, ka pohuar ajo.
Studenti tjetër Driton Syla, tha se mbështetja e vetme e studentëve për zgjedhje do të jetë për liderin Ramush Haradinaj.
“Qëllimi jonë është me ju tregu partive tjera politike që mbështetja e vetme në këto zgjedhje prej studentëve do të vijë për Ramush Haradinajn, ndërsa pse unë si student e kam përkrah këtë iniciativë dhe qëndroj prapa mbështetjes së Aleancës është sepse AAK-ja, është e vetmja parti që ka mbetur në parime dhe në moral të ngritur në Kosovë”, ka thënë ai.
Ai ka thënë së ka shumë studentë që vazhdimisht ju shkruajnë këtij grupi duke pohuar se shpreson se më 11 qershor AAK-ja, do të del fituese.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...





























