Dhëndrit të ministrit Hoxhaj, shteti ia paguan edhe sapunët (Dokument)
Autori: Gazeta inFokus
15:18 | 16 May 2017
Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj thuhet se nuk i lë të heqin keq të afërmit e tij në misione diplomatike. Gazeta Fjala ka siguruar dëshmi se konsullit të Kosovës në Milano të Italisë, Lavdim Morinës, përveç pagës i paguhen edhe shpenzimet e nevojave të luksit, si shampo për flokë, sapunë, e kremëra për trup.
Morina sipas dëshmisë së një burimi të Gazetës është dhëndër i ministrit Enver Hoxhaj.
Ndërkaq, fatura e blerjeve në dyqanin “Risparmio Casa”, në Milano për nevoja personale, në vlerë prej 67.81 euro, mbanë vulën e Republikës së Kosovës, si dëshmi për aprovim të shpenzimeve.
Gazeta Fjala posedon dokumentin ku shihet se pagesa është bërë me 8 dhjetor të vitit të kaluar me kartelë në ora 17:24.
Bazuar në të dhënat e siguruara dyshohet se kjo pagesë është bërë nga Morina edhe pse një gjë e tillë nuk parashihet me asnjë akt ligjor apo nënligjor.
Por, duket se kjo nuk është diçka e re për diplomacinë kosovare.
“Sipas hulumtimeve atyre përpos pagave dhe beneficioneve të larta si shpenzimet e banesave, biletat e fluturimeve për pushime, sigurimet shëndetësore, mobilimet e banesave, shpenzimet e telefonave etj., u mbulohen edhe shpenzimet e nevojave dhe luksit ditor, si shampona flokësh, zbutës për larje rrobash, detergjent, body lotion, sapunë të ndryshëm etj”, i ka thënë Gazetës Fjala ky burim, duke treguar për privilegjet që gëzojnë të afërmit e ministrit Hoxhaj.
Ndryshe thotë se diplomatëve jo të afërm me kabinetin e të parit të MPJ-së nuk i aprovohen as shpenzimet e domosdoshme të parapara me ligj.
“Pavarësisht faktit se termi diplomat në një botë normale nënkupton ajkën e ajkës së një shoqërie, në Kosovë kjo çështje ka devalvuar deri në atë nivel, saqë diplomacinë tonë sot e përbëjnë të paaftit për të gjetur punë, abuzuesit me detyrën zyrtare dhe të dështuarit, mjafton të jesh familjar apo i afërt me ministrin Hoxhaj dhe kabinetin e tij”, thotë ky burim.
Gazeta Fjala, ka kërkuar që nga java e kaluar sqarime nga Ministria e Punëve të Jashtme lidhur me lidhjen familjare të ministrit Hoxhaj me konsullin e Kosovës në Milano të Italisë, Lavdim Morina, por nuk ka marrë ende përgjigje.
Ky nuk është skandali i vetëm i MPJ-së
Kjo ministri është përballur edhe në të kaluarën me skandale të cilat u cilësuan si “zbehje të imazhit të përfaqësuesve diplomatikë të Republikës së Kosovës”.
Në vitin 2013, Urtak Hamiti, ishte shkarkuar nga posti i diplomatit në Kroaci pas skandalit diplomatik, i cili në gjendje të dehur është gjetur se kishte dëmtuar pronën e qytetarëve kroatë dhe veturën.
Enver Hoxhaj, që mbante postin e ministrit të Punëve të Jashtme edhe më 2013, kishte marrë vendimin për suspendimin e tij. Vendimi e obligonte Hamitin që të kthehej në Kosovë dhe të punonte në një post më të ulët në Ministrinë e Punëve të Jashtme.
Po ashtu, vendimi i Hoxhajt i pamundësonte Urtak Hamitit që brenda dy vjetësh të angazhohej në poste diplomatike.
Hamiti, djali i nënkryetarit të LDK-së Sabri Hamitit ishte punësuar në ambasadën e Kosovës në Kroaci, në vitin 2010. Atë kohë, ministër i Punëve të Jashtme ishte Skënder Hyseni i Lidhjes Demokratike të Kosovës./Gazeta Fjala/

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...



































