Lajme

SHBA: Siria po djeg trupat për të fshehur provat për vrasjet masive

Autori: Gazeta inFokus 14:36 | 16 May 2017

Në një lëvizje që synon të rrisë presionin ndaj Rusisë për ta shtyrë qeverinë siriane në bisedime për paqe me rebelët, Shtetet e Bashkuara kanë akuzuar Sirinë për ekzekutimin e mijëra kundërshtarëve politikë të burgosur dhe djegien e trupave të tyre në një krematorium me qëllim fshehjen e provave.

Akuza për vrasjet masive dhe përpjekjet për t’i mbuluar ato, erdhën pasi presidenti Donald Trump pa alternativat në Siri, ku SHBA hodhi raketat në një bazë ajrore qeveritare muajin e kaluar pasi akuzoi ushtrinë e Asadit për vrasjen e një numri të civilëve me një gaz helmues.

Në akuzat e fundit për abuzimet siriane, Departamenti i Shtetit tha se beson se rreth 50 të burgosur çdo ditë varen në burgun ushtarak Saydnaya, në veri të Damaskut. Shumë nga trupat pastaj digjen në krematorium për të mbuluar shkallën e vrasjeve masive që po ndodhin, tha Stuart Jones, diplomati më i lartë i SHBA-së për Lindjen e Mesme, duke akuzuar qeverinë e Asadit se me mbështetjen aktive të Rusisë dhe Iranit, po zhytet akoma më shumë në “mëkat”

-Advertisement-

Zbulimet i bënë jehonë një raporti të shkurtë të Amnesty International që tha se policia ushtarake e Sirisë për katër vite ka varur 13 mijë veta, trupat e të cilëve më pas janë transportuar me kamionë për t’u varrosur në varre masive brenda burgjeve siriane, mirëpo nuk raporton për djegie të trupave me qëllim fshehjen e provave.

Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut konfirmoi raportet e SHBA-së për vrasjet masive, por tha se nuk kishte informacion të mjaftueshëm për krematoriumin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera