Lajme

Topalli: Në lista të VV-së do të ketë kandidatë nga mërgata

Autori: Gazeta inFokus 14:17 | 16 May 2017

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Topalli, ka deklaruar se pavarësisht rolit të madh që luan mërgata në zhvillimin ekonomik të vendit, kjo sipas tij, mjerisht vazhdon të injorohet nga Qeveria.

Topalli në një konferencë për media ka thënë se madje as KQZ nuk ka bërë asgje për të informuar mërgimtarët lidhur me procedurat e votimit.

“Vitin e kaluar përmes remitencave, mërgata ka sjellur 780 milionë euro më shumë se rrogat që jep Qeveria. Mjerisht ajo po vazhdon të injorohet mga Qeveria. Kqz nuk ka bërë asgjë për të informuar mërgimtarët lidhur me procedurat e votimit” ka thënë Topalli.

-Advertisement-

Topalli me tutje ka shtuar se se partia Vetëvendosje do të angazhohet që mërgata të kthehet nga një objekt që është trajtuar deri me tani, në subjekt.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera