Ekonomi

Nis realizimi i projektit 7-milionësh

Autori: Gazeta inFokus 08:37 | 16 May 2017

Kompleksi 7-milionësh i pishinave olimpike, në një hapësirë prej rreth 4 hektarë, është kompleksi i parë i këtij lloji në këtë pjesë të Ballkanit dhe përfshin ndërtimin e një pishine të hapur olimpike, një pishinë të mbyllur gjysmëolimpike, pishinën për vaterpolo, kërcimoren, lumin “dembel” për fëmijë, lojëra të ndryshme për fëmijë dhe një hotel. Edhe në Shupkovc është duke u ndërtuar një pishinë gjysmëolimpike, shkruan sot, gazeta Zeri.

Kompania “ACI” e kontraktuar për realizimin e projektit të kompleksit të pishinave në afërsi të Ibrit në Mitrovicë ka filluar përgatitjet për fillimin e realizimit të projektit disamilionësh.

Përfaqësues të kompanisë “ACI” SHA, e cila do të ndërtojë kompleks të pishinave dhe objekte të tjera rekreative sportive afër lumit Ibër, Afrim Durmishi dhe Jusuf Haxhimehmeti, gjatë një takimi që kanë pasur me kryetarin e Mitrovicës, Agim Bahtiri, kanë siguruar se projekti do të realizohet në afatin e paraparë.

-Advertisement-

Ata thanë se janë kryer të gjitha përgatitjet për të filluar me projektin, ndërsa kanë shtuar se janë në kontakte me kompani të njohura botërore për kontraktimin e projekteve.

Por, ata potencuan se për të filluar me realizimin e projektit kërkohet pëlqimi i Komunës së Mitrovicës si dhe i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, në mënyrë që pastaj të fillohen me punën sipas dinamikës së paraparë…

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera