Lajme

Ymeri e Haradinaj vizitojnë bashkë Ziadin Selën (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 21:38 | 15 May 2017

Kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri dhe kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj kanë vizituar deputetin e Aleancës për Shqiptarët, njiherit kryetar i LR-PDSH-së, Ziadin Sela.

Në një fotografi të postuar në rrjetet sociale, shihet se Ymeri dhe Haradinaj e kanë vizituar në të njëjtën kohë Selën.

Ky i fundit ishte rrahur keq nga huliganet maqedonas në ditën kur Talat Xhaferi u zgjodh kryetar i Kuvendit të Maqedonisë.

-Advertisement-

Nuk dihet, nëse Ymeri dhe Haradinaj ishin koordinuar për këtë vizitë, apo takimi atje ka ndodhur spontanisht.

Pjesë e këtij takimi ishtë edhe Shpëtim Idrizi kryetar i partisë PDIU nga Shqipëria.

Sela thuhet se do të dërgohet në një shtet tjetër evropian për të kryer ekzaminimet tjera të nevojshme.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy