Lajme

Dastid Pallaska po negocion aderimin në LDK

Autori: Gazeta inFokus 17:15 | 15 May 2017

Avokati i njohur, Dastid Pallaska e që prezantohet shpesh në media edhe si analist politik, po negocion aderimin në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Burime të portalit Infokusi.com, kanë bërë të ditur se marrëveshja ende nuk është arritur përfundimisht por LDK-ja është duke e negociuar.

“Pallaska ka një ofertë nga LDK-ja dhe jemi duke biseduar. Në parti ka disponim të mirë se ai do të bashkohet. Mbetet të konfirmohet sot ose nesër nëse e pranon oferten apo do ta refuzojë përfundimisht”, ka thënë për portalin ‘Infokusi’ ky burim brenda LDK-së.

-Advertisement-

Portali ‘Infokusi’ sot gjatë ditës ka provuar disa herë ta kontaktoj Pallaskën për ta pyetur rreth kësaj oferte dhe ai është i gatshem t’i bashkohet LDK-së por ka qenë e pa mundur pasi që ai nuk është lajmëruar në telefon.

Ndryshe, deri më tani në radhët e LDK-së, aderimin e ka konfirmuar vetëm Lumir Abdixhiku, i afër me liderin e partisë dhe i cili në media u raportua se mund të jetë edhe kandidat nga LDK për kryeministër.

Edhe Mimoza Kustari – Lila dhe Ilir Deda me “Alternativa” e tyre pritet ta zyrtarisojnë bashkimin me LDK-në. Ata si duket kanë vendosur dhe do të hyjë në koalicion parazgjedhorë me Lidhjen Demokratike të Kosovës. /INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera