Shëndetësi

Kjo recetë shëndetësore natyrale ua kalon atyre farmaceutike

Autori: Gazeta inFokus 16:36 | 15 Maj 2017

Kjo recetë që po ju rekomandojmë sot do t’ju ndihmojë të shmangni të gjithë llojet e ilaçeve, pasi është jashtëzakonisht shumë e fuqishme. Forcon sistemin tuaj imunitar dhe ju ndihmon të luftoni gripërat e zakonshëm. Mënyra e përgatitjes është shumë e thjeshtë: Përbërësit: 1 rrënjë xhenxhefili mesatar 2 limona 500 gr mjaltë Përgatitja Lajini limonët dhe copëtojini. Më pas qëroni xhenxhefilin dhe prijeni në feta. Vendosini limonët dhe xhenxhefilin në një kavanoz xhami 1 l dhe shtoni dhe mjaltin, por lini pak hapësirë në majë. Mbylleni mirë kavanozin dhe lëreni mënjanë për një ditë, në mënyrë që përbërësit të lëshojnë lëngun e tyre. Mund t’a mbani kavanozin në frigorifer 1-2 muaj dhe do të shihni që do të bëhet si masë xhelatinoze. Përdorimi: Për të rritur rekomandohet 2 lugë gjelle në ditë dhe 1-2 lugë çaji në ditë për fëmijët. Përdoreni këtë përgatitje fantastike për të forcuar shëndetin dhe shmangur çdo lloj sëmundjeje.

-Advertisement-

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy