8 metoda për ta lënë cigaren
Autori: Gazeta inFokus
11:44 | 15 May 2017
Për 30 vitet e fundit duhanpirja ka shënuar rënie të dukshme. Kur kanë mundur miliona njerëz ta lënë, për nuk mundeni edhe ju?
Mbase se keni menduar se një moment i rebelimit si një tinejzher, do t’ju qojë drejt shprehisë jetësore të duhanpirjes, por kjo ndodh. Kollitja, pirja e duhanit jashtë gjatë netëve të ftohta dhe paratë e shpenzuar janë vetëm disa nga disavantazhet që karakterizojnë duhanpirjen.
Përkundër këtyre dhe sëmundjeve të shumta që mund të shkaktojë duhani si sëmundje të zemrës, kancer apo dhe diabet të tipit 2, që shkakton duhani, miliona njerëz vazhdojnë ta konsumojnë atë.
Nëse nuk janë të mjaftuehsme të gjitha këto dëme shëndetit, mendoni dhe për shpenzimet që bëni për të blerë duhan. A nuk janë të gjitha këto, arsye të mjaftueshme që ju të lini duhanin?
Ndoshta keni menduar të lini duhanin, dhe e keni lënë për disa ditë, mendoni për një plan dhe kështu do të jeni më të suksesshëm . Mu për këtë arsye , ju tregojmë disa hapa të thjeshtë për të lënë duhanin.
1. Krijoni një plan për këtë
Njerëzit që kanë përkrahjen e të tjerëve kanë më shumë sukses në këtë drejtim. Cka jud uhet është të kërkoni ndihmë nga të tjerët, të keni një partner që dëshiron të lë duhanin po ashtu dhe ta bëni publike vendimin, në mënyrë që të gjithë ta dinë dhe të mos keni rastin të huazoni një cigare. Tregojuni shokëve që do ta lini cigaren dhe se nuk dëshironi që ata t’ju ofrojnë më duhan.
2. Konsideroni medikamentet
Medikamentet si Chantix apo Zyban mund t’ju ndihmojnë në këtë drejtim. Shumica e këtyrë medikamenteve shkruhen për 3 muaj dhe janë 90% më të sgurta se sa vazhdimi i duhanpirjes. Por mos harroni efektet anësore, p.sh. Chantix mund t’ju shkaktojë probleme të zemrs dhe depresion, por përdorimi i tij për 3 muaj është shumë i sigurt se pirja e duhanit për 10 vjet.
3. Dini arsyet
Para se të lini duhanin, jini të sigurt se dini cilat janë arsyet pse po e bëni këtë. Pyetni veten “Pse tani?”. Kuptoni veten për të kaluarën dhe identifikoni të ardhmen që dëshironi. Krijoni linja të reja për veten. E vërteta është se keni kaluar nëpër situata shumë më të vështira gjatë jetës tuaj se sa lënia e duhanit. Përdoreni këtë si motivim.
4. Mbani premtimet
Mos ju besoni miteve se cfarë ndodh pasi të keni lënë duhanin. Dikush thotë se do të shtoni në peshë, ndoshta po, por kurrë nuk do të jetë me ë dëmshme sesa duhanpirja. Kështu që mbani premtimet që i keni vën vetes dhe ecni drejt suksesit.
5. Ndërto zgjidhje të dëshirave
Në vend se ta mendoni një cigare si shpërblim, mendojeni atë si helm. Pëlqeni më shumë të kaloni kohë me njerëz, të pini kafe, sesa të pini e të kundërmoni aromë të cigares.
Shpërbleni veten me ushtrime të mëngjesit, në vend të cigares. Bëni një ecje në mëngjes apo meditim, të gjitha këto janë në të mirë të shëndetit tuaj.
6. Ndryshoni rutinën tuaj
Nëse rutina juaj ditore ka qenë zgjimi në mëngjes, pirja e një kafeje me duhan, pse nuk merrni kafen në dorë dhe të bëni një ecje në punë apo të pini kafen në veturë. Largohuni nga duhani në cdo mënyrë të mundshme. Bartni një shihe me ujë apo popcorn me vete, për t’i pasur duartë e zëna dhe mos të keni mundësi të konsumoni cigare. Pastroni dhomën, zyrën, veturën nga të gjitha pakot e cigareve, shkrepsave apo tablove të duhanit. Hani më hsumë camcakëza.
7. Mund t’i ktheni duhanit
Kjo ndodh, por mundohu mos të shkatrrosh dy javë, 6 muaj apo një vit të mundit për të lënë cigaren. Të arrini të parandaloni dëshirën për cigarea është një sukses i madh dhe jeni në rrugën e duhur për ta lënë atë përgjithmonë. Mos bini pre e dëshirave.
8. Konsideroni alternativa tjera
Sëmundje të zemrës, sulme, kancer, sëmundje të mushkërive të gjitha shkaktohen nga nikotina. Nëse keni provuar dhe keni dështuar të lini duhanin, merrni nikotinën nga alternativa tjera si camcakëzi apo tableta. Të gjitha këto janë 90% më të sigurta se duhani.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...




































