Auto&Tech

Ky do të jetë një prej modeleve kryesore të BMW në të ardhmen

Autori: Gazeta inFokus 10:48 | 15 May 2017

Sipas mediave britanike, në planet e gjigantit të veturave, BMW, gjendet edhe versioni elektrik i Series 4 GT.

Series 4 GT pritet të shfaqet në vitin 2019 (i bazuar në Series 3 të re), së pari në version me benzinë dhe plug-in hibrid, ndërsa versioni elektrik në tregun britanik pritet të arrijë në vitin 2020, transmeton Koha.net.

Versioni elektrik i Series 4 GT, po ashtu, pritet të jetë me kapacitet prej 350 kuajfuqi, ndërsa bateria e tij prej litium-jon me kapacitet prej 70 ose 90 kW e cila mund të kalojë deri në 500 kilometra me vetëm një mbushje.

-Advertisement-

Sa i përket çmimit, mediat britanike vlerësojnë se “katërshja” elektrike në vendin e tyre do të mund të kushtojë më pak se 40 mijë funte.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera