Zbardhen detaje të reja për rrahjen e anëtares së PDK-së
Autori: Gazeta inFokus
14:20 | 14 May 2017
Policia e Kosovës ende s’i ka arrestuar e madje as identifikuar autorët e sulmit ndaj anëtares se PDK’së, Arbana Xharra.
Në një përgjigje për Express, Policia ka sqaruar se është duke kryer hetime intensive për të zbuluar autorët e sulmit.
“Policia e Kosovës, në bashkëpunim dhe koordinim me prokurorinë kompetente, është duke vazhduar me hetime intensive drejt zbardhjes sa më parë të këtij rasti”, ka thënë Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani.
Arbana Xharra ishte rrahur para banesës së saj në Prishtinë, në mbrëmjen e së premtes, pasi ishte kthyer nga një debat televiziv në Tiranë. Ishte trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Pasi kishte marrë ndihmën mjekësore ishte lëshuar për trajtim të mëtutjeshëm në shtëpi.
Ish-kryeredaktorja e “Zërit” ka hyrë në Partinë Demokratike të Kosovës një ditë para se Kuvendi të shkarkonte Qeverinë e koalicionit PDK-LDK.
Me shkrimet e saj, Xharra kishte kritikuar PDK’në dhe partitë të tjera, sidomos për temat që kanë të bëjnë me korrupsionin, kapjen e shtetit e ekstremizmin. Kur ajo hyri në këtë parti tha se do t’i shërbejë qytetarëve dhe do të qëndrojë zë kritik brenda PDK’së.
Pavarësisht kësaj, një pjesë e partive opozitare, shoqërisë civile dhe gazetarë lëshuan akuza në drejtim të Xharrës, duke përdorur edhe gjuhë fyese e të urrejtjes ndaj saj. Një pjesë e tyre reaguan edhe pasi Xharra u rrahë para banesës së saj.
Sa ishte në gazetari, Xharra kishte marrë Çmimin Ndërkombëtar për Gra të Guximshme nga Sekretari Amerikan i Shtetit për shkrimet e saj ndaj korrupsionit dhe ekstremizmit.
Për shkak të qëndrimeve të saj, Xharra disa herë ishte kërcënuar, madje, dikush ia pati shkruar edhe një kryq me ngjyrë të kuqe, afër derës së banesës.
Pas sulmit ndaj Xharrës, zyrtarët e PDK’së organizuan një konferencë për media, ku thane se sulmi ndaj zyrtares së partisë ishte i menduar dhe i mirë organizuar

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
































