Lajme

Xhevat Sefaj i bashkohet AAK-së

Autori: Gazeta inFokus 12:15 | 14 May 2017

Ish-aktivisti i VV-së Xhevat Sefaj i është bashkuar AAK-së, kështu ka njoftuar vetë Sefaj përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në Facebook.

Sefaj ka numëruar edhe disa arsye të bashkimit me AAK-në.

Shënimi i plotë:

-Advertisement-

Njoftoje opinionin publik se pas pasi-vizimit, të dorëheqjes nga aktiviteti politik ne LVV-e, krejtësisht për arsye parimore, me insistimin e shumë miqve, e mbështetësve qe unë edhe me tutje te jem aktiv ne politik duke kontribuar aty ku mundem.

Pse në AAK?
Pas një analize të menduar, më miq e bashkëpunëtore, vendosa t’i bashkohem Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Aty ku me presin ngrohte dhe me duan të gjithë si ne shtëpinë time, aty ku jam i ri dhe ne te njëjtën kohe ndihem sikur kam kontribuar me vite, aty ku ndihem përfaqësues dhe i përfaqësuar.
E shkuara nuk është më, e tashmja është e shkuar dhe e ardhmja nuk e dimë çfarë është, prandaj nuk duhet të lejojmë që e tashmja të bëhet e shkuar pa e ndryshuar atë…!
Vinston Churchilli i cilësuar burrë shtetit i shekullit të kaluar dy herë e ndërroi partinë por asnjëherë nuk e ndërroi përfaqësimin e interesave për popullit të tij, prandaj parimisht dua të vazhdojë në këtë linje.
Duke vlerësuar situatën politike ne vend, sidomos dy vitet e fundit që nga nënshkrimi i marrëveshjes për Demarkacionin në mes të Kosovës dhe Malit të Zi, marrëveshje të cilën unë së bashku me opozitën e bashkuar dhe banoret lokal e kundërshtuam në dhjetëra aktivitete, peticione demonstrata e protesta.
Duke vlerësuar vendosmërinë e ish- kryeministrit të Kosovës z. Ramush Haradinaj për ta ndalur ketë të keqe, ku Kosova humb mbi 8 mijë hektar tokë, nga një pazar i presidentit Hashim Thaçi që ka ber me malazezet në dem të Kosovës, vetëm për ta ruajtur pushtetin e tij.
Duke pas parasysh se Rrafshi i Dukagjinit është injoruar ne vazhdimësi nga Qeveria ne mbështetje te përkrahjes financiare të investimeve kapitale që janë shumë te nevojshme për dukagjinasit, jo pse Dukagjini s’ka pas përfaqësues ne Qeveri, vetëm kjo e fundit dy zëvendës kryeministra i ka pas nga Dukagjini por ata qe janë, janë satelit te oligarkëve te pushtetit. Pavarësisht se dukagjinasit janë ndër kontribuuesit kryesor ne buxhetin e shtetit, këto kontribute nuk ka kthehen asnjëherë ne mirëqenie. Pra nga dukagjini i duan vetëm votat dhe taksat.
Rruga Prishtinë-Pejë ka 10 vite qe ka filluar, shumë rrugë tjera kanë filluar me pas dhe kanë përfunduar, ndërsa rruga Prishtinë- Pejë ende është kantier ndërtimi. Ministri në detyrë për Infrastrukturë Lutfi Zharku na tregoj se po fillon autostrada- Prishtinë-Gjilan por nuk po na tregoj se kur ka me përfundua rruga Prishtinë- Pejë.
Duke vlerësua gjendjen që edhe pas dështimit të koalicionit të pazareve PDK-LDK për ta votuar këtë marrëveshje të Demarkacionit ne Kuvend, duke vlerësuar se ish-partneret e koalicionit edhe pas rënies së Qeverisë, nuk kanë ndryshuar mendim rrethe kësaj marrëveshje, vetëm se tani duan t’ia hedhin përgjegjësin njëra-tjetrës së nuk kanë arritur t’i bindin deputetet e tyre për ta votuar.
Prandaj duke besuar në kauzën e drejtë dhe konsistencën e Kryetarit të AAK-së z. Ramush Haradinaj prej një lideri karizmat-ik të tipit veberian, për ta kundërshtuar ketë version të Demarkacionit, është e domosdoshme që në zgjedhjet e 11 qershorit ta mbështesim z, Ramush Haradinaj për Kryeministër të Kosovës sepse ka dëshmuar dhe po dëshmon se ka vizion ne përfaqësimin dhe mbrojtjen e interesave kombëtar të vendit.
Asgjë, pra, nuk është e pandryshueshme përveç të drejtave që i takojnë dhe janë të patjetërsueshme për njeriun. -TOMAS XHEFERSOM
XH.S.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera