Pse zviceranët nuk dëshirojnë të punojnë me shqiptarët?
Autori: Gazeta inFokus
11:07 | 14 May 2017
Pyetja ka qenë ndoshta pak sugjeruese: Me cilin nga kombet nuk do të dëshiroje të punoje në një zyrë? Kjo pyetje u është drejtuar 1700 banorëve të Zvicrës dhe rezultati ka qenë mjaft dekurajues.
Paragjykimet janë shumë të shprehura ndaj të huajve ndërsa veçanërisht shumë ndaj të huajve nga shtetet myslimane, shkruan 20minuten.ch.
Dy nga tre të anketuarit në raportin më të ri të racizmit, nuk e marrin dot me mend që të punojnë bashkë me një arab, transmeton albinfo.ch.
Ndërsa kur është fjala për shqiptarët, paragjykimi rezulton edhe më i rëndë: 70 për qind të tyre nuk duan ta ndajnë zyrën me një shqiptar!
Afrikanët dhe turqit po ashtu nuk ndahen shumë më mirë, ndaj tyre kanë paragjykime më shumë se gjysma e të pyeturve. Por kur vjen fjala për ngjyrën e lëkurës, përqindja e paragjykuesve është çuditërisht e ulët, gjithsej 14%.
Nacionaliteti dhe religjioni kanë më shumë peshë në sytë e zviceranëve mesatarë, së paku këtyre që janë anketuar.
Nga ana tjetër, gjë që është e kuptueshme, më së paku paragjykime për bashkëpunëtorët në zyrat e tyre zviceranët kanë ndaj italianëve, austriakëve dhe gjermanëve. Por, në krahasim me vitet e mëparshme është rritur rezistenca në raport me bashkëpunëtorët e huaj.
Paradoksalisht, vetëm te shqiptarët, rusët dhe arabët, paragjykimet kanë shënuar një rënie në krahasim me raportin e kaluar! Megjithatë, paragjykimi për ta vazhdon të mbetet në shkallë më të lartë në krahasim me atë për komunitetet tjera.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...

































