Lajme

Daçiq flet për vazhdimin e dialogut dhe pjesëmarrjen e Ahtisaarit dhe Albright

Autori: Gazeta inFokus 14:00 | 13 May 2017

Kur është fjala për Kosovën, ministri i jashtëm serb Ivica Daçiq ka thënë se Serbia e dëshiron një zgjidhje paqësore për të gjitha problemet.

I pyetur se kur pritet të vazhdojë dialogu me Prishtinën, Daçiq ka thënë se Serbia ka kërkuar vazhdimin e tij por që shqiptarët nuk kanë pranuar.

“Tani qeveria atje ka rënë, dhe zgjedhjet janë afër, por pyetja është se kur do të rifillojë dialogu. Vuçiq i ka thënë edhe BE-së se Serbia dëshiron që dialogu të vazhdojë sa më shpejtë që është e mundur dhe të përmbushen të gjitha marrëveshjet, duke përfshirë edhe Asociacionin”, ka thënë Daçiq transmeton lajmi.net

-Advertisement-

Me rastin e spekulimeve për përfshirjen në dialog të Madeleine Albright dhe Marti Ahtisaarit, Daçiq ka thënë se kjo do të ishte e pakuptimtë.

“Ahsitsari dhe Albright në dialog? Kjo është me të vërtetë e pakuptimtë dhe nuk e di se çfarë do të ndihmoninata. Plani i Ahtisarit nuk është pranuar nga Këshilli i Sigurimit në OKB, dhe Kosova kurrë nuk do të bëhet anëtare e organizatave të huaja pa pëlqimin e Serbisë”, shtoi ministri i jashtëm serb.

“Albright, Holbrooke dhe Uilliam Ualker janë bosët e Kosovës. Kosova e pavarur dhe Shqipëria e Madhe është projekt i tyre”, përfundoi Daçiq. /Lajmi.net/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera