Ish-luftëtari i UÇK: Kush e sulmoi Xharrën, më ka sulmuar edhe mua
Autori: Gazeta inFokus
13:06 | 13 May 2017
Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ukë Lushi, ka reaguar përmes një shkrimi në Facebook për sulmin kundër Arbana Xharrës, ku ka thënë se “kush e ka sulmuar zonjën Arbana Xharra më ka sulmuar edhe mua dhe çdo njeri që e do lirinë dhe demokracinë”.
Ukë Lushi, ish-luftëtar i UÇK’së, tash në Brigadën Atlantiku nga Amerikan, ka thënë se sulmi ndaj Arbanës është akt qyqar dhe duhet të marrë goditjen më të pamëshirshme të ligjit, shtetit dhe shoqërisë.
“Dhuna nuk është përgjigje ndaj mospajtimeve dhe tregon mbi të gjitha poshtërsi!”, ka shkruar Lushi.
Statusi i plotë:
“Kush e ka sulmuar sonte zonjën Arbana Xharra më ka sulmuar mua dhe çdo njeri që e do lirinë dhe demokracinë e shqipëtarëve. Kushdo që është me sulmuesit apo sulmues është kriminel dhe duhet të marrë goditjen më të pamëshirshme të ligjit, shtetit dhe shoqërisë. Ky akt qyqar kundër Arbana Xharrës nuk guxon të na luhasë nga përcaktimi që liria e zgjedhjes dhe mendimit të jenë absolutisht të paprekshme për secilin njeri. Dhuna nuk është përgjigje ndaj mospajtimeve dhe tregon mbi të gjitha poshtërsi. Turp! Shtet vepro, e mos lejo kriminelët të na cenojnë!”, ka shkruar Lushi.

T� tjera
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
-
14 ditë protestë! Pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë
Pas 3 orësh te Ministria e Arsimit ku u grumbulluan rreth orës 14:00, në mbrë...
-
Krismë armësh në Gjakovë, dy familjet tentojnë të qerojnë hesapet në rrugë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në zonën e Bllokut...
-
Gjini: Kurti ligjëroi për përgjegjësitë e shtetit, por askush nga pushteti nuk dha dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, ...
-
Tahiri-Matoshit, pasi përmendi Sami Lushtakun: Mos moralizo
Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të Kuve...
-
Rasti i Arlindës, Musliu sjell shembullin e Pejgamberit për rolin e gruas në jetën e burrit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka folur për herë të parë në ...































