Shëndetësi

Ekspertët zbulojnë kohën më të përshtatshme për dush

Autori: Gazeta inFokus 11:27 | 13 May 2017

Cila është koha më e mirë për dush? Edhe pse për këtë çështje ekziston një ndarje pothuajse e barabartë, ashtu si edhe tek çështja se a hidhet në filxhan më parë çaji apo qumështi, ekspertët thonë – në mbrëmje, dhe e kanë një shpjegim të mirë për këtë, transmeton koha.net.

Nga uji i ngrohtë i cili të relakson në fund të një dite të vështirë nuk do të heqin dorë ata që e kanë shprehi të futen nën dush në mbrëmje, por ata që nuk janë të këtij mendimi e theksojnë efektin vitalizues të dushit të mëngjesit pas të cilit ndihen më të freskët dhe e fillojnë ditën më lehtë.

Cili, sipas mendimit të ekspertëve, është më i miri?

-Advertisement-

Gjendja e organizmit është një faktor i rëndësishëm

Ata pohojnë se më i mirë është dushi i mbrëmjes, dhe kjo nuk duhet ta pengojë askënd të bëjë dush në mëngjes ose në mëngjes dhe në mbrëmje, përcjell Independent. Duke pasur parasysh faktin se nuk ka asnjë dallim në pastërtinë e trupit gjatë ditës në mes të atyre që bëjnë dush në mëngjes dhe atyre që e bëjnë këtë në mbrëmje, nga ana higjienike vetëm koha është e parëndësishme. Por ka gjëra të tjera në të cilat ndikon dushi – dhe ky është organizmi.

“Nëse jeni person i mëngjesit dhe ju pëlqen freskimi nën dush, vetëm vazhdoni ta praktikoni këtë”, tha Nancy Rothstein, e cila veten e quan ambasadore të gjumit. “Por gjithsesi bëni dush edhe në mbrëmje. Është e rëndësishme që në shtrat të shtriheni të pastër, duke mos e çuar në të papastërtinë e cila është mbledhur në ju gjatë ditës. Nuk është i papërfillshëm edhe momenti psikologjik, sepse në këtë mënyrë ju e ndani natën dhe ditën”, tha ajo.

Nëse e keni kaluar gjithë ditën në sandale, atëherë do të duhej para se të shkoni në shtrat të paktën t’i pastroni këmbët tuaja, këshillon Rothstein.

Ajo thekson se organizmi ka dobi edhe nga dushi në mëngjes, edhe nga ai në mbrëmje.

Dushi i mëngjesit si meditim

“Dushi i mëngjesit ju mundëson një lloj meditimi para fillimit të një dite të vështirë”, thotë mjekja Mona Gohar, profesoreshë e dermatologjisë në Fakultetin e Yale për Mjekësi. “Meditimi mund të ndikojë në uljen e proceseve inflamatore në lëkurë, sepse i mban nivelet e hormonit kortizol nën kontroll”, shpjegoi ajo, duke e rekomanduar dushin në ujë të ngrohtë, për çfarë lëkura do të duket më e shëndetshme, por jo shumë të nxehtë, sepse efekti do të jetë i kundërt sidomos kur është fjala për lëkurën e thatë dhe të ndjeshme.

Pavarësisht anëve pozitive të dushit të mëngjesit, dr. Rothstein me kolegët është dakord se edhe dushi i mbrëmjes ndikon mirë në lëkurë, për shkak se e largon të gjithë papastërtinë, yndyrën dhe grimcat e pluhurit të cilat në lëkurë janë “ngjitur” gjatë ditës.

Pavarësisht nga përfitimi i cekur për lëkurë, argumenti më i mirë që të vendosni për dush para gjumit është – gjumi cilësor.

“Kur shtriheni në shtrat do të duhej të ndiheni të pastër”, thotë Rothstein.

Dushi i mbrëmjes është një ritual

“Keni qenë jashtë gjithë ditën dhe nuk dëshironi të shkoni në shtrat me papastërtinë që e keni “marrë” në vetvete. Dushi i mbrëmjes është një pjesë integrale e ritualit tuaj të shkuarjes në pushim. Kjo është një kohë vetëm për ju – pa celularë, pa e-mail, vetëm luksi i ujit të pastër dhe të ngrohtë që ju relakson”, thotë dr. Rothstein, duke përsëritur se uji i ngrohtë është gjithmonë më i mirë sesa ai i nxehtë.

“Imagjinoni dushin e mbrëmjes si përgatitje për të shkuar në shtrat. Sa më cilësor që e bëni gjumin, lëkura dhe flokët tuaj do të duken më mirë në mëngjes. Edhe nëse jeni të rraskapitur dhe vetëm dëshironi të “hidheni” në shtrat, mos hiqni dorë nga dushi. Lëreni që uji t’ju rrëshqasë nëpër fytyrë dhe trup”, këshillon ajo.

Nëse keni bërë dush pasi që jeni zgjuar, a duhet ta bëni edhe në mbrëmje? Jo domosdoshmërisht, sepse kjo mund të ndikojë në tharjen e lëkurës, thotë dr. Gohar duke ia lënë vendimin çdo individi.

Shprehitë e dushit janë individuale, por me disponueshmërinë e ujit shumica e njerëzve në botën e zhvilluar sot bën dush çdo ditë, ndërsa dushi konsiderohet mënyra më e shëndetshme e larjes sesa larja në vaskë, e cila përfshin zhytjen në ujë të mbushur me qeliza të vdekura dhe me papastërti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera