Lajme

KQZ demanton: S’ka ende formulare të aplikimit për mërgimtarët

Autori: Gazeta inFokus 21:55 | 12 May 2017

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka hedhur poshtë informacionin se ky institucion ka lëshuar formual për mënyrën e votimit nga mërgimtarët.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë se formulari për regjistrimin e votuesve të mërgatës i cili po qarkullloin nëpër rrjetet sociale nuk është legjitim.

“E demantojmë formularin e aplikimit për regjistrim të votuesve jashtë vendit i cili po qarkullon nëpër rrjete sociale. Formulari i KQZ-së për këtë çështje është krejtësisht i ndryshëm nga ky që po qarkullon. Me kohë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të bëjë informimin e saktë për periudhën e Votimit Jashtë Kosovës”, është shprehur ai për “Indeksonline”.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera