Lifestyle

Truket që do t’iu ndihmojnë të mbani rrobat dhe këpucët në gjendje të mirë

Autori: Gazeta inFokus 14:53 | 12 May 2017
Shpesh, i hedhim këpucët apo disa prej rrobave, vetëm për një njollë.

Ka disa truke të dobishme për t’i kthyer në gjendjen e mëparshme. Përbërësit i keni, pothuasje të gjithë, në shtëpi…Përdorini!

1. Për të pastruar këpucët lëkurë kastori, përdorni një limë thonjsh.
2. Për të pastruar këpucët llustrafinë, përdorni solucionin me të cilin lani xhamat.
3. Përzierja e kripës, ujit të ngrohtë dhe amoniakut do të largoj njollat e verës nga rrobat.
4. Për të larguar aromën e pakëndshme të xhinseve, futini në një qese plastike dhe lërini një natë në ngrirje.
5. Uthulla e bardhë e përzier me pak ujë të ngrohtë, do të pastrojë këpucët e lëkurës.
6. Largojini njollat e yndyrës në rroba me pak larës enësh.
7. Për të ruajtur ngjyrën e xhinseve të errta, shtoni uthull të bardhë dhe pak kripë në ilaçin me të cilin i lani.
8. Për t’i bërë peshqirët të jenë sërish të butë, shtoni kripë në ujë dhe lërini për pak kohë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera