Sport

“Alli është po aq i mirë sa Gerrard dhe Scholes”

Autori: Gazeta inFokus 14:28 | 12 May 2017

sipas ish-mesfushorit të Tottenham Hotspur, Darren Anderton, Dele Alli është një talenti i “çmendur” dhe mund të krahasohet me legjendat angleze, Steven Gerrard dhe Paul Scholes.

Mesfushori anglez ka shënuar 21 gola në të gjitha garat këtë sezon dhe paraqitjet e tij kanë bërë krahasime me mesfushorët më të mirë të epokës së Ligës Premier.

Redknapp: Alli vlen më shumë se Pogba, ky është çmimi i tijRedknapp: Alli vlen më shumë se Pogba, ky është çmimi i tij

-Advertisement-

Alli ka luajtur një rol integral në skuadrën e Spurs duke qenë skuadra e vetme që rivalizon Chelsean për titullin e kampionit në Angli.

Paraqitjet e tij të mira kanë bërë që Alli të ketë një admirues të madh siç është Anderton, i cili e krahason mesfushorin me Gerrardin dhe Scholesin.

“Më duhet të them se e kam dashur Stevie G si një lojtar dhe Scholesy, por Dele Alli për moshën e tij është vetëm një talenti i çmendur”, ka thënë Anderton, duke folur ekskluzivisht në 888sport.

Atë që e bëri Dele Alli në LP për 63 ndeshje - e kishin ëndërr Rooney, Gerrard, Lampard e ScholesAtë që e bëri Dele Alli në LP për 63 ndeshje – e kishin ëndërr Rooney, Gerrard, Lampard e Scholes

“Dua arrogancën e tij në fushë, sa i zgjuar është në gjetjen e pozicioneve që ai bën dhe gatishmërinë e tij për të provuar gjithçka”

“Është një gëzim i vërtetë për të parë atë teksa luan”, përfundoi ish-futbollisti i Tottenhamit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera