Shkenca zbulon qelizën që thinj flokët
Autori: Gazeta inFokus 11:38 | 11 May 2017
Sekreti i rritjes së flokëve dhe pse thinjen është në një proteinë. Mekanizmin që mund të ndihmojë në identifikimin e trajtimeve kundër këtyre fenomeneve është zbukuar nga shkencëtarët e Texas Southwestern Medical Center.
Rezultati, në fakt, është fryt i një zbulimi rastësor. Projekti kishte nisur për të kuptuar se si neurofibromatosi i tipit 1, një sëmundje gjenetike e rrallë, provokon zhvillimin e disa lloje tumoresh.
Dihej më parë se qelizat staminale epidermike, përveçse qeliza të paspecializuara, ishin paraardhëset e rrënjëve të flokëve. Por nuk ishte i qartë mekanizmi, mbi të cilin hedh dritë studimi i ri, i publikuar në revistën Genes&Development.
Vëmendja e skuadrës u përqëndrua në KROX20, një proteinë që deri tani është lidhur më shumë me zhvillimin e nervave. Shkencëtarët kanë zbuluar se në blubin e rrënjës së flokut të miut prodhimi i kësaj proteine kishte dhe një funksion tjetër, përveçse formimit të lëkurës. Vepron në qelizat e lëkurës duke stimuluar prodhimin e faktorit të rritjes së qelizave staminale SCF në qeliza paraardhëse të flokëve, thelbësore për pigmentimin.
Studimi i kryer tek minjtë, ka treguar se qimet e tyre bëhen të bardha kur eleminohet gjeni SCF në qelizat paraardhëse të flokëve.
Teksa minjtë humbën qimet kur u eleminua qeliza prodhuese KROX20, objektivi i ardhshëm është testimi i këtij zbulimi në qeliza njerëzore në laborator, për të kuptuar nëse ky proces është i pakthyeshëm.
Të tjera
-
Dy gra e rrahin një burrë në Mitrovicën e Veriut
Dy gra dyshohet se e kanë rrahur një burrë. Ngjarja ka ndodhur të hënën në...
-
Vëllau i Butës dënohet me 17 vite burgim
Gjykata Themelore në Ferizaj ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit Q...
-
Homazhe për të nderuar Ali Lajçin
Kanë nisur homazhet në Kuvend për të nderuar veprimtarin e çështjes kombëtare...
-
Osmani takohet me zëvendëspresidentin e MCC-së: Granti prej mbi 200 milionë, do ta transformojë sektorin e energjisë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është takuar me zëvendëspresidentin e Kor...
-
Gjendet e vdẻkur një grua në banesën e saj në Fushë Kosovë
Një grua është gjetur pa shenja jete në banesë nga familjarët e saj në Fushë ...
-
Vdẻs një grua në aeroportin “Adem Jashari”, gjendja iu keqësua në aeroplan
Një grua ka vdekur në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”. ...
-
Hoti: Qeveria emëron anëtaren e Bordit të OSHP-së pa konkurs publik
Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për vendimet q...
-
Plas sherri në parlamentin e Gjeorgjisë, deputetja godet kolegun me shishe në kokë/PAMJE
Mediat e huaja raportojnë se një deputete në Gjeorgji goditi sot kolegun e sa...
-
Gazeta daneze “Altinget”: Marrëveshja për 300 qelitë, Danimarka mund të mashtrohet nga Kosova
Në një artikull të gazetës daneze “Altinget” mbi marrëveshjen ndërmjet Danima...
-
Vogëlushi kosovar dënohet me 2500 franga, shkak ‘selfie’ me Granit Xhakën
2 mijë e 500 franga apo (2 mijë e 557 euro e 95 centë). Kaq i kushtoi një ...
-
Për 1 Maj mbyllen rrugët e veturave për Gërmi
Komuna e Prishtinës ka vendosur që për 1 Maj, Ditën e Punëtorëve, të ndalohet...
-
Florin Krasniqi në kontest me Malin e Zi, kërkon 28 milionë euro
Biznesmeni amerikan me origjinë nga Kosova, Florin Krasniqi, paditi Malin e Z...