Kujdes kur i nevrikosni njerëzit që i përkasin këtyre shenjave në horoskop
Autori: Gazeta inFokus
10:13 | 11 May 2017
Po flasim për shpërthimet e inatit, për ato momente të errëta ku secili prej nesh del nga vetja duke nxjerrë anën e tij më të keqe, anën që nuk do të donte t’ia njihte askush.
Disa thyejnë pjata, të tjerë përplasin dyer, kurse më të përmbajturit hanë thonjtë. Çdokush ka mënyrën e tij të të shprehurit inatin, por katër shenjave të mëposhtme duhet t’u rrini larg në kësi rastesh ndryshe iu piu e zeza. Ja cilat janë ato:
1.Akrepi: Në përgjithësi personat që i përkasin shenjës së akrepit janë të qetë, të drejtë dhe të drejtpërdrejtë. Nuk kanë frikë të mbrojnë idetë dhe parimet e tyre, por kur dikush u bie në qafë padrejtësisht nxjerrin thonjtë (që nuk i kanë). Është mirë të mbani larg vetes një akrep të inatosur pasi nuk dihet kurrë si mund të shkojnë gjërat.
2.Luani: Do të ishte e pamundur që në këtë klasifikim të mos mungonte mbreti i zodiakut. I njohur për natyrën e tij të fortë, dominante dhe egocentrike, luani shndërrohet në një bishë të vërtetë në fazën e tij të shpërthimit. Në përgjithësi di të ruajë qetësinë dhe të mos përfshihet emocionalisht, por kur shpërthen..shpërthen keq. Nëse dëgjoni që fqinji juaj po thyen disa pjata në korridor, me siguri është i shenjës së luanit.
3.Demi: Padrejtësia, thyerja e besimit dhe mungesa e korrektesës janë disa prej gjërave që e bëjnë demin të humbasë toruan. Shquhet për qetësinë dhe racionalitetin e tij tipik, por kjo nuk do të thotë se mund të abuzoni me këto virtyte të tij. Kini kujdes se po e bëtë me nerva, nuk nguron t’u ngulë brirët. Madje s’është nevoja t’i tundni pelerinën e kuqe të toreadorit, demi i inatosur sulmon çfarë t’i dalë përpara.
4.Bricjapi: Është shumë e vështirë që bricjapit t’i dalin gjërat nga kontrolli, por nëse ndodh dijeni që keni mbushur kupën dhe e keni prekur në pikën e tij më të ndjeshme. Shërthimet e tij të inatit janë të pakontrolluara. Është shumë i ashpër me gjuhën dhe sulmon pa u menduar dy herë. Lëreni të qetë në momentet e tij të acarimit, në të kundërt do ta keni punën pisk..aq sa do t’i uroni vetes të mos kishit lindur.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
































