Lajme

Komuniteti rom në Çair përballet me probleme serioze (Video)

Autori: Gazeta inFokus 09:50 | 11 May 2017

Komuniteti rom i vendosur në lagjen Fushë-Tophanë në Komunën e Çairit përballet me probleme serioze që paraqesin rrezik për jetën e tyre. Mungesa e rrjetit e kanalizimit, rrugët e ngushta, infrastruktura e keqe, janë disa nga probleme që ka evidentuar Shoqata për zhvillimin e komunitetit rom “Sumnal”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Nga studimi veçuam disa probleme me të cilat përballen romët. Rrjeti i kanalizimit ku një numër i madh i familjeve nuk janë të kyçur. Rrugët pa ndriçim, vend rekreacioni ku do të luanin fëmijët”, tha për TV21, Elena Neshevska, Shoqata për zhvillimin e komunitetit rom “Sumnal”.

Aleksandra Savevska, koordinatore e projektit “Të drejtat për strehim të romëve për zhvillim të qëndrueshëm urban”, thotë se përmbledhja e studimit do të adresohet te bashkësitë lokale për zgjidhjen e problemeve.

“Problemet e theksuara i përmbledhim në një studim dhe i adresojmë tek institucionet publike, respektivisht në Qytetin e Shkupit dhe komunën e Çairit të cilat nëse merren parasysh do të gjejnë zgjidhje bashkërisht me qytetarët”, tha ajo.

-Advertisement-

Projekti është financuar nga Bashkimi Evropian kurse e zbaton Habitat Maqedoni. Me shoqatën Sumnal vërtetohet gjendja e romëve në tre qytete të Maqedonisë, në Çair të Shkupit, Shtip dhe Prilep./Telegrafi/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera