Historia e qeverive që u ‘fundosën’ para kohe
Autori: Gazeta inFokus 08:10 | 11 May 2017
Qeveria e Isa Mustafës në Kosovë u mund në mocionin e mosbesimit të të mërkurës pasi deputetët mbështetën thirrjen e opozitës.
Nga 120 deputetët e parlamentit, 78 votuan për mocionin, ndërsa vetëm 34 deputetë e mbështetën qeverinë aktuale.
Bashkë me partinë opozitare Vetëvendosje, deputetët nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, AAK dhe NISMA dhe disa deputetë nga Partia Demokratike e Kosovës, PDK, gjithashtu votuan kundër qeverisë.
Qeveria e Mustafës u bë e treta radhazi në Kosovë e cila bie pa përmbushur mandatin e saj katërvjeçar.
E përbërë nga PDK dhe nga Lidhja Demokratike e Kosovës, LDK, qeveria kaloi një periudhë delikate pasi BE dhe SHBA e shtynë të merrte vendime të vështira për çështjet kyçe, të cilat prej vitesh janë lënë në heshtje.
Opozita ka kërkuar zgjedhje prej dy vjetësh, kryesisht për shkak të marrëveshjeve polemike që qeveria nënshkroi në Bruksel në vitin 2015 për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi – që mbetet për t’u votuar në parlament – dhe për krijimin e një asociacioni autonom të komunave me shumicë serbe.
Koalicioni qeverisës është përballur me kundërshtimin e fortë nga jashtë dhe brenda institucioneve për këto çështje.
Megjithatë qeveria ka pasur presion të fortë ndërkombëtar për të çuar përpara veçanërisht marrëveshjen e kufirit me Malin e Zi
BE-ja thotë se nuk mund të vazhdojë me liberalizimin e vizave për Kosovën – një çështje e rëndësishme për vendin – derisa problemi i kufirit me Malin e Zi të zgjidhet.
Partitë opozitare këmbëngulin se marrëveshja kërcënon të falë tokë të vlefshme të Kosovës.
Historia e krizave politike
Dy partitë në pushtet të Kosovës, PDK dhe LDK, kanë një histori marrëdhëniesh me ulje-ngritje. Ata krijuan një qeveri koalicioni në vitin 2007, që mbikëqyri shpalljen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia në shkurt të vitit 2008.
Ky koalicion u shpërbë në vitin 2010, kur kreu i LDK-së Fatmir Sejdiu u detyrua të japë dorëheqjen si president i Kosovës pasi Gjykata Kushtetuese vendosi që mbajtja e këtij posti bashkë me udhëheqjen e partisë së tij ishte në kundërshtim me kushtetutën.
Pasi u zgjodh president në vitin 2008, Sejdiu i ngriu detyrat e tij në parti, por Gjykata Kushtetuese vendosi se kjo nuk ishte e mjaftueshme.
Dorëheqja e Sejdiut si president nxiti pastaj tërheqjen e LDK-së nga qeveria.
Zgjedhjet pasuese rezultuan në një koalicion të ri midis PDK-së të udhëhequr nga Hashim Thaçi dhe Aleancës Kosova e Re Behgjet Pacolli, AKR, qeverisi deri në pranverën e vitit 2014.
Në atë kohë, gjashtë muaj para përfundimit të mandatit të rregullt si kryeministër, Thaçi vendosi të hyjë në zgjedhje të parakohshme.
Vendimi për shpërndarjen e parlamentit erdhi pasi deputetët nuk arritën të zgjidhnin dy çështje kyçe: transformimin e forcave të armatosura të Kosovës në një ushtri të rregullt dhe vendet e minoriteteve joshqiptare në parlament.
Ndërsa grupet e tjera politike e mbështetën iniciativën, Vetëvendosje e kundërshtoi atë. Udhëheqësi i saj, Albin Kurti, tha se Thaçi duhet të kishte dhënë dorëheqjen si kryeministër për dështimin në përmbushjen e premtimeve të tij kryesore.
“Ai premtoi ushtri për Kosovën dhe nuk e ka mbajtur premtimin… ndaj ai duhet të japë dorëheqjen, nëse nuk jep dorëheqjen, opozita do ta shpërndajë qeverinë. Ne nuk do ta lejojmë qeverinë të shpërndajë parlamentin”, tha Kurti në parlamenti.
Sistemi ‘i deformuar’ nuk jep dakordësi
Sociologu Artan Muhaxhiri tha për BIRN se politika në Kosovë po vuan deformime serioze në strukturë.
“Një nga arsyet kryesore për këtë është përshtatja e proceseve të bërjes dhe zhbërjes së koalicioneve nga udhëheqësit e partive”, tha ai.
“Mungesa e demokracisë së brendshme dhe vendimmarrjes… ka privuar koalicionet qeveritare nga qëndrueshmëria dhe fryma bashkëpunimit të rregullt”, shtoi Muhaxhiri.
Sistemi politik aktual nuk është i qëndrueshëm, vazhdoi ai. “Në Kosovë qeveritë, buxhetet dhe suksesi i mëvonshëm i ministrave nuk arrihet në bazë të meritave, por në bazë të lidhjeve të liderit dhe klaneve rreth tij”, tha Muhaxhiri.
“Normalizimi i spektrit politik mund të arrihet vetëm nëpërmjet ndryshimeve rrënjësore në mentalitetin politik të personaliteteve politike të vendimmarrjes, gjë që mund të kërkojë vite”, tha ai, duke shtuar se kjo do të kërkonte gjithashtu një angazhim më aktiv nga qytetarët.
Petrit Zogaj, drejtor i organizatës monitoruese në Prishtinë, FOL tha për BIRN se ndërtimi i një kulture demokratike në Kosovë duhet “të shkojë përtej kushtetutës dhe paragrafëve të ligjit”.
“Kemi në letër rregullat themelore të funksionimit të institucioneve, por për të respektuar ato rregulla duhet një kulturë më e mirë demokratike”, tha Zogaj.
“Për shkak të mungesës së një kulture dhe tradite demokratike, Kosova është në prag të krijimit të një kulture tjetër në të cilën institucionet nuk mund të përfundojnë mandatet e tyre të rregullta kushtetuese”, shtoi ai.
Sipas Zogajt, skena politike duhet të shohë një sistem të ri në të cilin formohen koalicione në bazë të ideologjisë. /kallxo.com/
Të tjera
-
Inaugurohet busti i heroit kombëtar Hasan Prishtina në Tropojë
Fondacioni “Hasan Prishtina”, në bashkëpunim me Bashkinë Tropojë, kanë inaugu...
-
FSK-ja përfundon ushtrimin fushor në qitje e manovra me municion lụftarak
Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës të Regjimentit të parë të këmbësoris...
-
61-vjeçarja nga Shkupi sjell në jetë fëmijën e saj të parë
Një grua ka sjell në jetë fëmijën e saj të parë në moshën 61-vjeçare. Sipa...
-
“O paramendone Fitore Pacolli nuk flet me daj të vet”- Shokon Dimal Berisha me këtë deklaratë për Fitore Pacollin
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka qenë i ftuar në “Podcast me ...
-
VV-ja shpall zgjedhjet e brendshme për kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 9 shkurtit
Partitë politike në Kosovë po përgatiten për zgjedhjet parlamentare të 9 shku...
-
Gazetari i BBC e pyet Vuçiqin për luftë të mundshme Kosovë- Serbi, ja si përgjigjet ai
Në një intervistë në emisionin “HARDtalk” në BBC, presidenti i Serbisë, Aleks...
-
Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për kapjen e dy përsonave, dyshohet për dy vepra penale
Policia e Kosovës më saktësisht Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren-Sekt...
-
Më 17 dhjetor takimi i radhës në dialog
Dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë në nivel të kryenegociatorëve pritet të...
-
Njeriu më i vjetër në botë vdes në moshën 112 vjeçare
BBC ka raportuar ka vdekur njeriu më i vjetër në botë. Lajmi u b...
-
Kamala Harris planifikon një rikthim të madh politik
Zëvendëspresidentja e SHBA-së Kamala Harris nuk është bërë shumë e reklamuar ...
-
Gërvalla pyetet për kritikat e Osmanit: Jemi në konventën e industrisë së drurit, për të tjerat… flasim
Kryediplomatja Donika Gërvalla ka refuzuar të përgjigjet në lidhje me kritika...
-
Vjosa Osmani do të bëjë përurimin e ambasadës së Kosovës në Kolumbi, Gërvalla: Ndihem e nderuar
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e ka quajtur rezultat histori...