Lajme

Kelmendi: Thaçi, nga shantazhi prej Speciales, ka bërë lëshime territoriale (Video)

Autori: Gazeta inFokus 20:54 | 10 May 2017

Zëvendëskryeministri në ikje, Ramiz Kelmendi, në emisionin InfoBox të RTV Dukagjinit ka thënë se përfundimi i sotëm i koalicionit qeverisës është ditur që në momentin kur për president u votua një nga nënshkruesit e marrëveshjes së koalicionit PDK-LDK, Hashim Thaçi. Pikërisht fal këtij koalicioni, sipas Kelmendit, në krye të PDK-së erdhi Kadri Veseli.

“Po mos të ishte bashkësia ndërkombëtare, Veseli nuk do të kishte qenë sot kryetar i PDK-së. Sepse, koalicioni me PDK-në nuk do të ishte bërë në asnjë formë”, ka thënë ai.

Kelmendi tha se edhe kalimi i demarkacionit me Malin e Zi nuk do ta shpëtonte këtë qeveri. Madje, ai tërhoqi një diagonale mes Gjykatës Speciale e çështjes së demarkacionit, duke thënë se Thaçi – sa ka qenë kryeministër – ka mundur të jetë i shantazhuar nga kjo gjykatë dhe ka bërë lëshime.

-Advertisement-

“Ky demarkacion është nënshkruar, është përgatitur për nënshkrim, është negociuar dhe i është vendosur si kusht Qeverisë së Republikës së Kosovës sa ka qenë Thaçi kryeministër. Gjithmonë tendenca ka qenë te një konspiracion politik për demaskimin e Thaçi dhe vendosjen e tij në listën e tradhtarëve. Dhe, shumica e deputetëve nuk kanë dyshuar se Thaçi – nga shantazhimi për Gjykatë Speciale – ka bërë lëshime territoriale”, tha ai.

Arsyeja që LDK nuk procedoi me çështjen e përcaktimit të kufirit me Malin e Zi, sipas zëvendëskryeministrit, ishte mungesa e votave – rreth 15 sosh që mungonin nga Grupi Parlamentar i PDK-së. /RTV Dukagjini/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera