Lajme

Kadri Veseli tallet sërish me Melihate Tërmkolli, shpërthejnë të qeshurat në Kuvend…!

Autori: Gazeta inFokus 11:53 | 10 May 2017

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli  kur i ka thirrur emrat e deputetëve që janë lajmëruar për ta marrë fjalën në seancën për mocionin, ka shpërthyer gazi tek përfaqësuesit e popullit.

Derisa ka lexuar emrin e Muhamet Mustafës, gjithçka ishte në rregull, derisa e gaboi me apo pa qëllim emrin e deputetes së LDK-së, Melihate Tërmkolli.

“Këta janë pesë deputetët që kanë kërkuar fjalën: Muhamet Mustafa, Melihate Tërmokolli…”, tha Veseli, që nxiti të qeshura të deputetëve, raporton Gazeta Blic.

-Advertisement-

Nuk është hera e parë që Veseli ia huq me mbiemrin e Tërmkollit. Edhe në shumë seanca tjera, kreu i Kuvendit e ka bërë të njëjtin gabim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera